Skandal me informalitetin e ambasadës shqiptare në Turqi

Postuar në 19 Prill, 2017 14:20

Abuzime me donacionet, me tenderat, blerje pa fatura tatimore. Janë këto disa prej shkeljeve ligjore të konstatuara nga një auditim i kryer nga Ministria e Financave në Ambasadën tonë në Turqi.Sipas raportit ambasada nuk ka zbatuar procedurat ligjore dhe nënligjore në fushën e prokurimit publik për blerjet për mallra, shërbime apo punë të ndryshme. Pagesat janë kryer kryesisht me arkë dhe pjesërisht me bankë, ndërkohë që në mandat pagesat e arkës nuk ka nënshkruar personi që ka tërhequr paratë.

Po ashtu  ambasada jonë Ankara nuk ka menaxhuar me përgjegjshmëri fondet nga sponsorizimet nga donatorë të ndryshëm për festën kombëtare dhe për Qendrën e Kulturës Shqiptare në Ankara për këto tre vite.Në Shqipëri janë kryer blerje pa fatura tatimore, me dëm ekonomik shumën 1,848.6 lira turke dhe 4,210 euro. Konstatohen gjithashtu mungesa të pajisjeve në Qendrën e Kulturës Shqiptare, me dëm ekonomik në shumën 1,170 lira turke, raporton shqiptarja.com.

 Auditi i Ministrisë së Financave thekson se janë përdorur fondet e sponsorizimeve për nevoja të Ambasadës, jashtë destinacionit të sponsorizimeve dhe pa miratim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.Aktualisht Ambasador në Turqi është Gent Gazheli, i cili e mori detyrën në prill të vitit të shkuar. Përpara tij, posti i Ambasadorin në Turqi u mbajt për tre vite nga Genci Muçaj.

PS: Linku i shkrimit origjinal - http://shqiptarja.com/ekonomi/2733/shkelje-financiare-n--ambasad-n-n--tu...

 

Comments

Submitted by Liza (not verified) on

Skandale jane ato qe ben ministria e jashtme duke bere Gent Gazhelin ambasador qe njiher edhe nga nderkombetaret si super hajdut ndryshe gent corapja skandale quhen ato qe ministria e jashtme ben me pasaporte diplomatike nje sekretare part time ne sekretare te trete duke mbuluar sherbimet konsullore ajo quhet Nertila Doka ,nderkohe qe duhet ta beje sherbimin konsullor nr 2 i ambasades ,por duke qene Nertila dashnore e ambasadorit jetojne te dy bashke kto nuk jane skandale sipas ministrise se jashtme .Gent Gazheli i ka perdor per hotele me 5 yje turp per ato qe perbaltin punen e te tjerve turp per ju qe e quani veten gazetare duke mare informacione te rreme

Submitted by redaksia on

O Liza pse mendon se ke te drejte qe  dikush te kete turp prej teje? Kushdo dhe cfaredoqofsh ti pas ketij pseudonimi? 

Aty eshte letra e auditit, Gazheli ka nisur ne prill themi ne, letra e mbyll auditin ne korrik. Liza, shendet!

Submitted by ELVANA ÇULE (not verified) on

Ky Inspektimi financiar publik eshte kryer teresisht ne kundershtim dhe ne mashtrim te ligjit, per kete arsye çeshtja po shqyrtohet per te gjitha te pavertetat, genjeshtrat dhe paligjshmerite e saj, pasi asgje nga ato nuk eshte e vertete. Une mendoj se pikerisht per kete shkak Ambasada apo kushdo tjeter e kapur ne mashtrim e siper, ka ngecur duke mos ndjekur dot rruge tjeter por ate me te ulten - shkrime te paverteta neper portale.

Submitted by redaksia on

Elvana, po ta lexosh, ne shkrim thuhet qe shkresen e ka raportuar gazeta "shqiptarja.com". Ti je thjesht nje individ qe hyn ketu, leshon nje koment dhe largohesh duke pretenduar sikur thua ndonje gje. Ne fakt per kete ceshtje do te duhej te reagonte Ministria qe ka kryer auditin, pra nese shkresa e percjelle nga gazeta eshte e vertete apo jo, ambasada, ambasadori, apo ish-ambasadori me zyrtaret e tjere. Mendimi juaj i pambeshtetur ne argumente, apo ne ndonje dokument, thjesht shton statistikisht komentet.

Te mira! 

PS: Ty kush te ka vene qe te komentosh? 

Submitted by ELVANA ÇULE (not verified) on

Une komentin nuk leshoj e publikoj dhe me emrin tim te plote i/e nderuar "Reaksia".
Mundesine ma keni dhene Ju. Duket qe diku ju ka "djegur" komenti. Por ky nuk eshte problemi im. Nese duhet te reagonte Ministria, ambasada apo ambasadori , kjo eshte pune e tyre dhe problemi i tyre, nuk te ndihmoj dot...
Statistikisht po e shtoj edhe nje koment nese ky eshte qellimi i portalit ... Nese kur shkruan do te kishte kerkese edhe per argumente apo dokumente do ti kisha bashkengjitur.
Per shkak te vleresimit te ulet qe pata per kete publikim, mendova se te pakten nje koment edhe mund ta shkruaja per kete rast ... me fal u bene 2 komente.

Submitted by redaksia on

Zonje, vlereso veten dhe jep argumente dhe dokumente meqe shkruan me emrin tend. Lere cilesine e publikimit qe nuk eshte as publikim, por sic kam thene me siper, riprodhim i nje lajmi te nje redaksie tjeter. E kemi vene ne shkrim. 

Nuk na djeg ne asgje as per Gazhelin as per ate para Gazhelit. Ka nje raport auditi te publikuar nga nje media te cilin menduam ta sjellim ne vemendje. Ju insinuoni se na qenka ambasada qe ka cuar ne kete publikim e te tjera si keto. Ja fusni kot. Perndryshe, ose sillni argumente, dokumente, ose thoni se Auditi nuk ekziston. Ose sic thashe reagojne palet apo institucionet. 

Te tjerat jane pa vlere. Si komentet tuaja, per fat te keq. 

Submitted by ELVANA ÇULE (not verified) on

Qenkeni jo profesioniste ... i publikoni mesazhet nje po .. nje jo ... nje ndoshta. Me vjen mire qe ju ka djegur, qe te mos beni gabime me publikime te mbprapshta. Me respekt meqe keni kuptuar Elvana

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.