Nepali, budizmi mesjetar dhe një muze i artit në natyrë (Video)

Postuar në 19 Prill, 2017 09:56

Në Nepal nuk udhëtohet vetëm për të parë natyrën unike të Himalajeve dhe një numër manastiresh budiste që përzihen me retë e temjanit të parfumuar dhe qirinjtë në luginën e Katmandusë.Regjisori Ryan Flett rrëfeu për CNN përvojën që kishte pasur me udhëtimin e tij."Në videon dy minutëshe, shumica e pamjeve janë nga Annapurna Circuit. Kam filmuar edhe manastirin Kopan në  Katmandu dhe kryeqytetin e vjetër të vendit në Bhaktapur ku tempujt e lashtë ruhen ende”- thotë aitha ai.

"Pasi avioni u ul mu deshën  vetëm tridhjetë minuta për të marrë vizë. Udhëtimi në Nepal është shumë e lehtë pasi shumica e vendasve flasin anglisht dhe janë të gatshëm për të të ndihmuar. Vendi ka shumë autobusë që udhëtojnë në qytetet e mëdha. Isha aty për të hyrë në Budizëm dhe për t’u ushtruar në meditim. Kam mësuar disa praktika budiste dhe ka marrë pjesë në periudhën e heshtjes me më shumë se 100 njerëz”-shton më tej regjisori.

Në Katmandu gjenden ndërtesa më shumë se shtatë shekuj të vjetra. Gjithsej ka pesëdhjetë monumente fetare shumë të mbrojtura nga UNESCO. Numri i madh i tempujve të vendosura brenda kufijve të Ntourmpar Square (Kasthamandap, Shiva-Parvati, Narayan, Maju Deval, Cali, Bhagëati, Kumari Bahal, Krishna, Jagannath, Taleju etj) dëshmojnë se feja është një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të nepalezëve.

Bhaktapur, që do të thotë "qytet i besimtarëve", është qyteti i tretë më i madh në luginë dhe nga më të ruajturit e vendit. I themeluar në shekullin e 12 nga Mbreti Ananda Malla, fillimisht si një stacion tregtare në rrugën që lidhte Indinë me Tibetin, për t'u bërë atëherë kryeqyteti i Nepal Qyteti është një muze në natyrë i artit dhe arkitekturës mesjetare. Pikë referimi është sheshi Bhaktapur Durbar Sheshi me monumente të pashoq - Galerinë Kombëtare dhe Pallatin e 55 dritareve të Golden Gate. Annapurna Circuit është një rrugë e lashtë tregtare që u hap për publikun në vitin 1977. Gjatësia e e saj  arrin në 235 km dhe në të gjithë gjatësinë e udhëtimit hotele të lira do të kujdesen për qëndrimit tuaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.