Revolucioni i 1917-ës përmes syve të të huajve të kohës. Një libër me vlerë për një ngjarje madhore

Postuar në 18 Prill, 2017 10:54

Për të apasionuarit e historisë politike të shekullit të 20-të një libër i ri mund të jetë me interes. Historiania britanike Helen Rappaport ka publikuar së fundmi një punim që mbledh dëshmitë okulare të komunitetit të të huajve që në vitin 1917 ndodheshin në Shën Peterburg. Bëhet fjalë për dëshmi, apo më qartë të dhëna nga një perspektivë jashtësovjetike, e atij që njihet si Revolucioni i Shkurtit. “Caught in the Revolution. Petrograd, Russia 1917”, titullohet libri që I shqipëruar mund të sillet edhe si “Në valën e revolucionit. Petrograd, Rusi, 1917”, i cili siç raporton “Avvenire” rindërton “atmosferën e ditëve të revolucionit rus të muajit shkurt përmes shikimit mosbesues të komunitetit të huaj që ishte i pranishëm në Shën Peterburg”.

Bëhet fjalë për diplomat, gazetarë, sipërmarrës, tregëtarë… që ishin tërhequr nga rritja ekonomike e Rusisë dhe kalonin ditët e tyre në ambasada, apo në sallat e luksit si hotel “Astoria”. Një kontribut i veçantë për një ngjarje ndër më madhoret në historinë botërore, e për të cilën kemi në dorë zakonisht ose kujtimet e protagonistëve të ndryshëm bolshevik, më pas zyrtarë të shtetit sovjetik, ose rindërtime letrare apo propagandistike. Pa harruar këtu se për revolucionin e shkurtit ka shkruar intensivisht edhe Lenini, vepra e të cilit është thuajse e plotë në shqip, çka e bën të rëndësishme edhe për Shqipërinë hulumtimi i atyre ngjarjeve aq komplekse, edhe nga një sy “joemocional” siç mund të jenë përfaqësuesit e komunitetit të të huajve në Peterburgun e asaj kohe.

https://www.avvenire.it/agora/pagine/191-bf76d0e7ce6e4cf38d324e2b595a734f

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.