Kçira e Pukës me një punishte që prodhon reçel edhe për Papën

Postuar në 18 Prill, 2017 15:34

Kçira e Pukës prodhon reçel që eksportohet në Vatikan dhe konsumohet edhe nga Papa Françesku. Në një botë si kjo e jona, që garantohet nga etiketat dhe standardet, oreksi I Papës dhe gustot e tij janë garanci mbi garancitë. Televizioni Publik Shqiptar I ka kushtuar sot një kronikë këtij fshati, kronikë të cilën e nis me shurdhërinë e Ëikipedias për këtë punë të mirë të zonjave të fshatit.

“Për fshatin Kçirë të Pukës as në Ëikipedia nuk gjen të dhëna. Po të kërkosh edhe më në internet, gjen një përshkrim të vitit 1916, kur fshati tërësisht katolik kishte tre kisha, 105 shtëpi e 800 frymë. Çuditërisht 800 banorë ka edhe sot, një pjesë e mirë e të cilëve jetojnë duke punuar për punishten e reçelrave, mjaltit, pijeve, bimëve mjekësore, të cilat eksportohen deri në Vatikan e pëlqehen nga vetë Papa Françesku”, informon TVSH.

Kush e ka krijuar këtë punishte inhtesante që ka hapur disa vende pune, por që nuk e shohim në asnjë album Facebook-u?

“Punishtja gjendet pranë njërës prej kishave të ringritura para 18 vitesh, asaj të Shën Nikollës, nga prifti italian, Don Giovanni, i cili përveç kishës, do të krijonte vende pune e do të ringrinte një tjetër të ardhme për banorët e këtij fshati.  “Kemi vepruar si vend eksperimental duke bashkuar traditat e ndryshme dhe kulturat e ndryshme blegtorale, veçanërisht nga Italia prej prejardhjes time. Projektet tona janë aprovuar edhe nga Papa e Vatikani gjë që është shumë e rëndësishme”, thonë disa gra që punojnë në punishte gjatë gjithë vitit.

Sigurisht “”çdo gjë është bio dhe me vlera të mëdha ushqimore”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.