Burgu, “oferta” e fundit për Ilir Metën

Postuar në 18 Prill, 2017 08:25

Kryeministri ka bërë dje ofertën e fundit për Ilir Metën, teksa gjatë një interviste për emisionin “Dritare” ka lënë të kuptohet se pritmëria e shqiptarëve që me reformën në drejtësi Ilir Meta dhe Sali Berisha duhen futur në burg, është e drejtë.

Shqiptarët kanë të drejtën e Zotit të mendojnë që në fund fare të ketë një çmim për ata që bëjnë keq në këtë vend. Mos të dënohen vetëm njerëz ordiner, por edhe disa gjykatës, prokurorë, politikanë të korruptuar. Dhe për këtë kanë të drejtë”, tha Rama. Kjo përgjigje në kushtet kur PS-ja po përpiqet të konfirmojë koalicionin me LSI-në, e cila nga ana e vet po mban PD-në me shpresa. I pyetur më pas nëse “ai sheh se zoti Meta dhe Berisha bëjnë mirë që kanë frikë Reformën në Drejtësi”, kryeministri shtoi se:

Unë nuk përmenda emra, ne kemi bërë një koalicion për t’i çuar përpara reformat dhe nuk do të ndalemi”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.