Ngërç me opozitën, ngërç edhe me procesin e Berlnit

Postuar në 17 Prill, 2017 13:14

Opozita shqiptare që sot proteston në bulevard ka marrë një mesazh të qartë sot nga Gjermania zyrtare. Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel ka deklaruar gjatë një konference për shtyp me homologun e tij shqiptar Bushati, se bojkoti është i papranueshëm. 

Ne si gjermanë mbështesim rrugën e integrimit të Shqipërisë. Reforma në drejtësi se përse është kaq e rëndësishme, nëse ka dicka që e dallon Evropën është zbatimi i kushtetutës e rregullave.Në të shkuarën, por dhe në Shqipëri interesat e qytetarëve nuk kanë qenë në qendër të politikës, kanë pasur interesat e tyre, të elitës, dhe ka qenë shteti ligjor që në qendër të vëmendjes të qëndrojnë interesat e qytetarëve dhe jo të klikave. Kemi qenë të gëzuar që në parlamentin shqiptar me konsensusin e pozitës dhe opozitës u miratuan ligje të rëndësishme dhe për fat të keq, konstatojmë që reforma në drejtësi është duke u penguar. Parlamentarët e zgjedhur ne Gjermani nuk e bojkotojnë Parlamentin dhe kjo është absurde. Të mblidhesh në çadër duke sjellë një parlament tjetër këtë nuk e pranojmë dhe në rrethanat që pas pak javësh kemi dhe zgjedhjet në Shqipëri. 
Në bazën e ligjeve të vlefshme dhe të Kushtëtutës pakicat të mund të pranojnë shumicat sepse në të ardhmen do të jenë ata shumica. Thelbi është që të respektojmë kushtetutën, shumicat edhe nëse jeni pjesë e një pakice të caktuar sepse në demokraci nesër shndërrohesh në shumicë sic ishte rasti i qeverisë së tanishme që dikur ka qenë pakicë
”, tha ai. 

Mbeten pak gjëra për të thënë në këtë rast, pasi nëse PD-ja e cilëson aleate partinë e Merkel, apo qeverinë gjermane ku Gabriel bën pjesë si socialdemokrat, ky mesazh është pa asnjë nënkuptim dhe asnjë ton. Ai është i drejtpërdrejtë dhe po thotë se PD-ja është vetëm në këtë drejtim.  Ministri i Jashtëm gjerman u shfaq i zhgënjyer edhe me ngadalësimin e projekteve të iniciuara nga procesi i Berlinit.  Gabriel tha se si pëerfaqësues i socialdemokratëve të majtë e shikonte Shqipërinë në një udhëkryq duke folur për elita të caktuara ekonomike dhe politike që pengojnë integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.