Më në fund do eksportojmë mish, aleance ushqimore me Ukrainën

Postuar në 17 Prill, 2017 12:26

Më në fund të gjitha produktet shqiptare me origjinë shtazore, si mish, qumësht dhe nënproduktet e tyre mund të eksportohen në një vend të huaj. Konkretisht një treg i madh si Ukraina, i hap dritën jeshile importeve të produkteve të  mishit dhe bulmetit.Përmes një letre dërguar Qendër së Eksporteve Shqiptare, Boris Kobal drejtor i Shërbimit Shtetëror  të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ukrainë, njoftoi se Shqipëria tashmë mund të eksportojë produktet e saj blegtorale në këtë vend.

Sipas shoqatës së Eksportuesve Shqiptarë kjo është një mundësi e shkëlqyer për prodhuesit, fermerët dhe eksportuesit shqiptarë, për të  lidhur kontrata të drejtpërdrejta  për eksport të produkteve drejt këtij tregu 42 milionësh. Elvira Sevostianenko, presidente e Dhomës së Tregtisë të Doneskut e cila është njëkohësisht edhe sekretare e përgjithshme e Qendrës së Eksporteve Shqiptare tha se më 28 dhe 29 Prill në Tiranë do të mbahet forumi i biznesit Shqipëri-Ukrainë më 28 dhe 29 Prill 2017.

“Bizneset që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë nga fusha të ndryshme. Një prej tyre është  rrjeti i njohur supermarketesh në Ukrainë . Po ashtu do të vinë kompani që operojnë në fushën e turizmit, kompani që prodhojnë miell, grurë, misër, vaj luledielli, sheqer, kripë përfshi kompani të cilat prodhojnë pjesë për pajisjet që përdoren në bujqësi.  Pjesë e këtij misioni biznesi nga Ukraina janë edhe zyrtarë të qeverisë përfshi përfaqësues nga drejtoria e shërbimeve veterinare” - theksoi  Sevostianenko.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.