Erdogan merr mandatin për të Sunduar

Postuar në 16 Prill, 2017 21:26

Erdogan i mundi të gjithë. Në emër të rritjes ekonomike të pandërprerë, të rritjes së autoritetit të Turqisë, ndikimit të saj në botën myslimane dhe në emër të një roli të ri në raport me perëndimin, presidenti turk ka marrë së fundmi kartëvizitën plebishitare për të sunduar. Referendumi për ndryshimet kushtetuese ka dhënë 51.3% Po dhe 48.7%  Jo. Që do të thotë se një shumicë e lehtë e turqve mendojnë se Erdogan duhet të marrë frenat e shtetit në dorë në të gjitha drejtimet. Referendumi është një përligjie edhe për masat që AK, partia e tij dhe qeveria ndërmorën pas grushtit të shtetit, është një votë pro edhe për rishikimin e marrëdhënieve me Perëndimin dhe është patjetër dëshmi e vullnetit se Qemalizmi është tashmë histori në këtë vend.

Teknikisht Erdogan qëndron në pushtet deri në vitin 2029, pra për 12 vjet të tjerë, duke përkufizuar kështu një erë në politikën turke. Mbetet për t’u parë nëse ky model kushtetues do të adoptohet në vende të tjera myslimane, sidomos ato që u prekën nga ethet e Pranverës Arabe. Në çdo drejtim, fitorja e Erdogan është humbje për Perëndimin që gatoi vetë këtë gjellë që shohim sot anembanë Mesdheut.

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Ishalla edhe Edi Rama pas tij! Shqiperia ka nevoje per nje lider absolut edhe ne aspektin formal! Rama ne aspektin shpirteror eshte lider i pazevendesueshem, por i duhet edhe sipas kushtetutes! Ishalla edhe ne Shqiperi nje referendum e te mbyllim kapitullin e krizave nje here e mire!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.