Eksperimenti i rrëzimit të diktatorëve, i dështuar

Postuar në 13 Prill, 2017 11:34

Politika e Jashtme amerikane e këtyre dy dekadave ndodhet nën një sulm të vazhdueshëm argumentesh që kanë autorsëinë e Kremlinit zyrtar. Goditja e Serbisë në vitin 1999 po përdoret në vijimësi nga Rusia si pika kulmore e kërcënimit të rendit ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore nga veprimet e njëanshme dhe jashtë mandatit të OKB-së. Duke bashkuar këtë qasje me krizën e reagimit të SHBA-së në Siri, ministri I Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk ka munguar të kthejë konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në një moment leksioni.

Kur vjen puna te Siria ne folët për faktet historike dhe Rex më tha se ai është I ri në administratën amerikane dhe nuk donte të merrej me të shkuarën. Gjithsesi bota është e tillë që nëse ne nuk mësojmë nga historia, nuk do të arrijmë gjë në të ardhmen. NATO nisi për shkak të Millosheviçit një luftë në zemër të Europës dhe kështu në mënyrën më brutale dhunoi Kartën e OKB-së dhe Aktin Final të Helsinkit…Ne kemi parë eksperimente të projektuara për të rrëzuar një diktator dhe ne e dimë sesa mirë përfundojnë ato. Nuk gjej dot shembuj pozitivë. Kjo është arsyeja pse kur vjen puna te Siria, Rusia nuk luan me kartën individuale si Assad, por mbron marrëveshjet që intersojnë të gjitha palët”, tha Lavrov.

Kjo qasje çalon disi kur vjen pun ate Krimea, për të cilën Rusia sërish përdori një referendum. Por nuk kuptohet se për cilën arsye parimi i referendumit nuk vlen për njohjen prej saj të Kosovës, ndërkohë që duhet thënë se loja e argumentit po krijon kosto për SHBA-të dhe ndërhyrjet e perëndimit. Goditja e fundit në Siri ishte e izoluar dhe jo pjesë e një plani më të gjerë. Të paktën kjo rezulton nga deklarata e presidentit amerikan Trump, sipas të cilit ai dha urdhër për sulm se u prek nga pamjet e fëmijëve. Me këtë këmbëngulje qëndron Rusia edhe për Maqedoninë, ku një pjesë të përgjegjësisë për krizën e ka edhe Shqipëria. Çështja është se operimi me logjikën e legalitetit ndodh kryesisht në terrenin europian, kur Rusia është pjesë e marrëveshjeve historike dhe ku akti i Kosovës duket se do të shihet në të ardhmen si një fat i madh për shqiptarët, nëse lexojmë apatinë dhe drojen e Europës së tanishme, apo edhe hezitimin amerikan për të vijuar me politikën e dy dekadave të fundit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.