Armët kimike të Sirisë në “analogji” me refuzimin nga Hitleri të përdorimit të gazit sarin

Postuar në 13 Prill, 2017 09:46

Përdorimi i armëve kimike së fundmi në Siri, po trajtohet nga mediat në Perëndim si vepër e presidentit të vendit, Bashar al Assad. Krahasimi i zakonshëm që bëhet në rastet kur “i keqi del në sipërfaqe” është i thjeshtë: Adolf Hitleri. Mirëpo gazeta “Ëashington Post” sjell në vëmendje një fakt historik: Hitleri refuzoi të përdorte gaz sarin në front, ndonëse përdori gaz për asgjësimin e miliona hebrejve. Arsyeja e kësaj sjelljeje është e pazbërthyer. Spekullimet vaariojnë që nga fakti se Hitleri kishte qenë viktimë e gazit mustard në Luftën i Botërore dhe e njihtje pasojën e goditjes kimike në front. Nga ekspozimi ndaj mustardit ai kaloi edhe në një verbim të përkohshëm dhe të pjesshëm, aspekte të jetës së tij që ai i ka shkruar në librin “Lufta ime”.

Një arsye tjetër spekullohet të jetë gatishmëria e Churchillit për përdorimin e armëve kimike. Në një memo të vitit 1919 kryeministri i ardhshëm britanik mbronte nevojën e përdorimit të tyre, jo vetëm atyre që kanë efekte vdekjeprurëse, por edhe të gazrave të tjerë, me efekte minimale, por që përhapin terror. Gazeta nuk sjell ndonjë përfundim të ri në këtë drejtim por sugjeron se përdorimi i armëve kimike është një hap që mund të konsumojë lëvizje të cilat duhen shmangur. Diçka që nënkuptohet për Assad e Sirisë që paraqitet si njeri pa zgjuarësinë e diktatorit gjerman.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.