Amerikanët lëshojnë superbombën në Afganistan

Postuar në 13 Prill, 2017 19:53

Vetëm disa ditë pas bombardimeve me raketa Tomahok ndaj bazës siriane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë sërish fuqinë e tyre ushtarake. Amerikanët lëshuan një bombë të jashtëzakonshme në pozicionet e Shtetit Islamik në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit. Lajmi bëhet i ditur nga Haretz, që raporton se bëhet fjalë për të ashtuquajturën MOAB, e njohur si “nëna e të gjitha bombave”, më e fuqishmja në kategorinë e bombave jobërthamore.

Emërtimi zyrtar i MOAB-it është GBU-13, ajo peshon rreth 10 ton dhe ka një rreze shkatërrimi prej qindra metrash. Objektivi i Uashingtonit mësohet se ishin tunelet e ISIS në provincën e Nangaharit. Superbomba është krijuar në kohën e luftës në Irak, por kjo është hera e parë që ajo përdoret në terren.

http://www.haaretz.com/us-news/1.783362

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.