PS kërkon të hapet gara për Presidentin, raundi i pare në 19 Prill

Postuar në 12 Prill, 2017 19:10

Dy partitë e mëdha kanë hedhur formalisht hapin e parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në të njëjtën ditë kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit të Shqipërisë i kërkuan kryetarit të kuvendit Ilir Meta hapjen e  procedurave për presidentin e ri të vendit.

Në letër, Ruçi kërkon që të Konferenca e Kryetarëve të mblidhet në 13 prill, ndërsa propozon që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të jetë më 19 prill. Ndërkohë, po sot, Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit të Shqipërisë sqaroi se nisja e procedurave për Presidentin e ri bëhet nga data 13 prill deri më 9 korrik 2017.

Përtej interpretimit juridik të afateve ajo që merr rëndësi është se nga të dyja palët në qeveri ka një vullnet për të respektuar datat kushtetuese por mbetet ende e paqartë si do të rrjedhin procedurat në kushtet kur opozita mungon nga salla e kuvendit. Mazhoranca i ka votat për të zgjedhur presidentin, edhe pa konsensusin e opozitës dhe nëse palët do të shkojnë drejt zgjedhjes së njëanshme atëherë edhe aleanca PS-LSI do të japë një provë të qartë të vazhdimësisë së saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.