Dyshime për Kullën Ikonike të Tiranës/Projekt si Karpeni, nga pas biznesmenë shqiptarë?

Postuar në 12 Prill, 2017 08:26

“Shqiptarja.com”, gazeta e Carlo Bollinos, shkruan sot për kullën ikonike 250 milinë dollar që është propozuar për t’u ndërtuar nga një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Tiranë. Ajo ka kërkuar 25 mijë m2 të falura, përjashtim nga tarifat doganore dhe TVSh për 15 vjet meqenëse do të punësojë 6000 njerëz gjatë ndërtimit dhe 3000 pas përfundimit. Mirëpo sipas kësaj gazete ka disa dyshime që e lidhin projektin për të cilin ministrja e Ekonomisë, Ekonomi paraqiti edhe një projektligj, me një biznesmen shqiptar.

Në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese pati një diskordancë të vogël lidhur me shmangien e premtuar nga taksat (TVSH, tatim fitimi për 15 vjet, etj). Po këto në një masë të caktuar njihen edhe me ligj për investime që sigurojnë punësim të lartë. Ajo që nuk i ra asnjerit prej deputetëve në sy ishte pikërisht fakti se llogaritjet nxjerrin shifra të çuditshme. Kush është ai investitor, aq më tepër që paska ndërtuar në Dubai, SHBA, etj, i cili llogarit kosto ndërtimi 300 euro për një metër katror për një gjigand të tillë? Sipas burimeve tona, pas propozimit fshihet një biznesmen shqiptar, që ka “peshkuar” arabët dhe i ka joshur me projektin. Ai nuk është kryesisht ndërtues, por qendron prapa disa propozimeve të tilla në sektorë të ndryshëm ku mund të thithen investime të huaja, të cilat nuk janë konkluduar, pavarësisht se kanë marrë miratimin e qeverive shqiptare.

Pas propozimeve të tilla fshihen shpesh spekulime financiare. Ideatorët e tyre marrin një OK nga qeveria e një vendi të caktuar për një projekt konkret, kjo përdoret si garanci për një kredi të fuqishme bankare në vendin e tyre, por financimi nuk hidhet në vendin e parashikuar për investimin. Fondi përdoret për interesa të tjera të spekulantëve. Le të kujtojmë këtu një mega-projekt me vlerë të deklaruar prej 2.4 miliardë eurosh në Seman të Fierit për një stacion të madh stokimi të gazit të lëngshëm, rigazifikimit të tij dhe ndërtimit të një HEC-i. Nga ai projekt, me të cilin u mburr gjatë Berisha, nuk u realizua kurrë asgjë. Po kështu, së fundmi u mësua se edhe një kompani izraelite, që kishte marrë licensë për kërkime nafte në det, mbeti pa licensë, pasi nuk ka kryer asnjë punim. Pas këtyre nismave fshihen gjithnjë disa biznesmenë nga Shqipëria apo diaspora, që dinë të nxjerrin përfitime, pas bërë asnjë punë. Ndërkohë që qeveritarët shqiptarë mburren me projekte, që mbeten veç në letër. Nga qeveria Rama është dhënë gjithashtu OK për ndërtimin e një porti transoqeanik në Karpen të Kavajës, projekt që çuditi opinionin. Deri tani edhe për këtë nuk është kryer asnjë veprim konkret. A mos vallë edhe kulla arabe e Tiranës do të kishte të njejtin fat?

shkruan gazeta.   

http://shqiptarja.com/home/1/investimet-e-huaja-kush-fshihet-pas-projekt...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.