Të rënët e luftës italo-greke, Greqia informon Komisionin Europian

Postuar në 10 Prill, 2017 19:18

Çështja e varrezave të ushtarëve grekë të luftës italo-greke ka mbërritur në Komisionin Europian. Kreu i grupit parlamentar të eurodeputetëve grekë të Demokracisë së Re, Manolis K. Kefalogiannis kërkoi shpjegime nëse Shqipëria e ka trajtuar sipas standardeve europiane çështjen  e ushtarëve grekë që janë prej 76 vitesh të pavarrosur në territorin shqiptar.

Në raportin e tij thuhet se : "7976 dëshmorët që vdiqën gjatë luftës italo-greke në periudhën  1940-41 në Epirin e Veriut mbeten ende të pavarrosur ose të  varrosur përkohësisht në varre masive. Më 9 shkurt 2009 u nënshkrua marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë për kërkimin, zhvarrosjen dhe rivarrimin e ushtarakëve të rënë në luftën italo - greke , e cila u ratifikua nga të dy parlamentet kombëtare.U ra dakord për ndërtimin e dy varrezave ushtarake në Këlcyrë dhe Bularat  ku deri më tani është varrosur një numër shumë i vogël i të rënëve si dhe u vendos për të ngritur një Komision të Përbashkët Ndërqeveritar për zbatimin e Marrëveshjes.

Më 23.4.2012, palët u takuan së bashku në Tiranë dhe hartuan procedurën bashkëpunimit të dy Komiteteve për fillimin e punës në terren (hulumtimin, zhvarrosjen, identifikimin, dhe rivarrimin e të rënëve grekë.Që atëherë Komisioni nuk është mbledhur dhe asnjë vendim nuk u zbatua. Pasi kaluan  shtatë vjet nga ratifikimi i Marrëveshjes, Komiteti i Përbashkët u mblodh në tetor 2016 dhe u ra dakord që takimi i ardhshëm do të mbahej në fillim të vitit 2017 në Tiranë, për të bërë kërkimin e eshtrave dhe varrosjen.

Për fat të keq, deri më tani Komisioni nuk është mbledhur me gjithë marrëveshjen dhe kjo situatë e papranueshme përjetësohet prej 76 vjetësh. A është Komisioni në dijeni të fakteve të mësipërme që sigurisht nuk është në përputhje me vlerat evropiane dhe vlerat njerëzore? Kjo çështje propozohet të përfshihet në progress-raportin e radhës të Komsionit Europian për Shqipërinë.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.