Kokëdhima në rolin e zëdhënësit të Berishës dhe Metës: Zgjidhje, largimi i Ramës kryeministër

Postuar në 10 Prill, 2017 09:08

Dy ditë pas takimeve Kokëdhima- Meta dhe Kokëdhima – Basha, gazeta “Shekulli” ka dalë me një editorial në thelbin e të cilit është Zgjidhja që ofrohet nga “një lider I mirë”. Cila është kjo zgjidhje që sugjerohet me shkrim nga Arben Rrozhani? Kjo zgjidhje është shtyrja e zgjedhjeve për në vjeshtë.

Që PS dhe PD do të takohen dhe do të arrijnë një kompromis kjo është e sigurtë, por Shqipërisë, këtej e tutje, i nevojiten vetëm kompromise parimore dhe jo flirte mes dy partive të mëdha, sepse ato, sa herë janë bërë bashkë me këto qëllime, kanë çimentuar sistemin dypartiak, kanë cenuar Kushtetutën dhe kanë deformuar demokracinë dhe eliminuar pjesëmarrjen e popullit me vendimarrje. Një lider i mirë i jep fund kësaj praktike që ka pronësuar vullnetin e popullit dhe e ka mbledhur fatin e vendit në duart e një grushti njerëzish. Një lider i mirë është si “trimi i mirë me shokë shumë”. Ai nuk del ditë-natë dritare më dritare duke u përbetuar se do të bëjë zgjedhje edhe pa opozitën, apo me opozitën që sajon në sallonet e errëta të pushtetit. Ai ulet së bashku me opozitën që të gjejë një zgjidhje të drejtë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare…Shtyrja e zgjedhjeve për në vjeshtë do të krijonte kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme zgjedhore që do të mundësojë një proces votimi dhe numërimi të denjë për vendet demokratike, duke e shkëputur nga vendi i turpit ku është prej 23 vitesh, që kur nisi vjedhja shtetërore e votave dhe deformimi i vullnetit të zgjedhësve”, shkruhet në editorial.

Këtu lexohet gjithçka: frika nga pakti dypalësh Rama –Basha, frikë që ushqen lëvizjet e befasishme të Ilir Metës, por edhe pajtimi i interesave të LSI-së dhe PD-së në një pikë: largimi i Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Në këtë aspekt qartësohet skema e veprimit e cila nuk synon zgjedhje të rregullta në vetvete, por arritjen e një fitoreje të përgjysmuar që është largimi i Ramës nga detyra e kryeministri, pavarësisht se PS-ja mund të jetë partia që drejton ekzekutivin. Zbulimi i këtyre interesave në fakt është dobësi, pasi duket se në Shqipëri qenka një njeri i vetëm që shantazhon gjithë ekipin e vjetër politik dhe çuditërisht zëdhënës i këtyre të fundit është bërë Kokëdhima.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.