Kaspersky, ankesë zyrtare në KE kundër Microsoft: Ka shkelur ligjin antitrust me Windows 10

Postuar në 07 Prill, 2017 08:41

Disa kompani të përodhimit të softuerëve për sigurinë kanë depozituar një ankesë të re kundër Microsoft në kuadër të legjislacionit antitrust. Kompania e njohur ruse, Kaspersky është një prej tyre e cila kërkon nga Komisioni Europian që të vlerësojë sjelljen e Microsoft në treg që me Windows 10, hedhur në treg në tetor 2014 ka cenuar pozitën e konkurentëve. Në këtë sistem operativ, Microsoft ka instaluar flas softuerin Defender, një aplikacion kundër virusimit që u heq kështu rusëve të Kasperskyt një produkt nga tregu. Por janë edhe të paktën dy kompani të tjera që janë ankuar për taktikën që ndjek në treg Microsof siç është p.sh zgjerimi që vetë kompania i ka dhënë përkufizimit zyrtr të Microsoft Windows në funksion të shtimit të produkteve softuerike që plotësojnë atë. Në vitin 2016, Kasperksy u ankua edhe në Rusi që nisi procedurat e shqyrtimit, ndërkohë që Komisioni Europian nuk dhënë komente.

http://www.investigate-europe.eu/en/exclusive-new-anti-trust-complaint-l...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.