Kamioni mësyn turmën e njerëzve në Stokholm (Foto)

Postuar në 07 Prill, 2017 17:26

Të paktën 4 persona raportohet të jenë vrarë në një sulm të dyshuar si terrorist në Suedi. Ngjarja ndodhi kur një kamion u fut në një turmë njerëzish në qendër të Stokholmit. Sipas dëshmitarëve okularë kamioni bëri një kurs të shfrenuar para se t’i drejtohej hyrjes së një qendre tregtare.

Autoritetet dyshojnë për një sulm terrorist të ngjashëm me atë të tregut të Krishtlindjeve në Berlin ose atij të Ëestminster, Londër. Një numër i madh i qytetarëve janë transferuar me ambulanca në spitale, ndërkohë që të shumta kanë qenë reagimet e udhëheqësve europianë pas ngjarjes. Presidenti i Këshillit Euorpian, Jean Claude Juncker shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe tha se çdo sulm ndaj një vendit të Bashkimit Europain është një sulm ndaj BE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.