“BE-ja ka diskutuar Platformën e Tiranës, por nuk e dënon dot publikisht së dëmtohet Edi Rama”

Postuar në 07 Prill, 2017 14:00

Presidenti maqedonas George Ivanov ka vijuar edhe dje me interpretimin e Platformës së Tiranës si dokument që cenon rendin kushtetues të vendit. Në një intervistë për televizionin kombëtar kroat, HTV, Ivanov shprehet se platforma e adoptuar nga partitë shqiptare, e kthen Maqedoninë nga një vend multetnik unitar në një vend binacional. Sipas tij dokumenti çon në amendim të Marrëveshjes së Ohrit, duke lënë të kuptohet se teknikisht Platforma nuk rrjedh por mbivendoset mbi të. Sipas presidentit Ivanov Marrëveshja e Ohrit vendos kufirin 20% prezencë popullsie që gjuha të marrë statusin zyrtar, ndërkohë që Platforma kërkon që ta kthejë shqipen në gjuhë zyrtare në mabrë territorin duke neglizhuar këtë kriter.

Me Platformën e Tiranës Maqedonia që njohim do pushojë së ekzistuari sepse duke promovuar një vend bilingual dhe binacional do të kemi dy segmente në Maqedoni që janë etnikisht, fetarisht dhe gjuhësisht të ndryshëm. Ndarje e madhe do të pasojë”, tha ai.

Sipas Presidentit maqedonas Këshilli i Ministrave të BE-së e ka marrë në shqyrtim Platformën e Tiranës, por kjo nuk është raportuar publikisht.  Ai ka shtuar se BE-ja nuk mund ta dënojë Platformën pasi kjo do të përbënte problem për aktorin kryesor të saj, Edi Rama.

Nëse ai e tërheq atë, kjo do të përbënte problem në Shqipëri. Pra situata është tani më komplekse së më parë”, tha ai.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/92/133645539

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.