Në kurs përplasje për "binacionalitetin" e Maqedonisë

Postuar në 05 Prill, 2017 10:40

Ministria e Jashtme e Maqedonisë thirri për shpjegime ambasadorin shqiptar në Shkup Fatos Reka, të cilit iu dorëzua nota e protestës për ndërhyrjen e Shqipërisë në punët e brendshme të shtetit fqinj. Shkupi zyrtar e konsideron një provokim serioz platformën shqiptare të firmosur në Tiranë duke theksuar se “mesazhe të tilla janë në dëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve”.

“Për shkak të deklaratave të shpeshta sulmuese dhe komenteve nga zyrtarët e Republikës së Shqipërisë, drejtuar Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, dje ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni u thirr në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në takim u theksua se deklaratat e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë rreth Maqedonisë Dynacionale dhe ndryshimit tw rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë një ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të vendit. Etiketimi i maqedonasve si sllavomaqedonas është fyes dhe diskriminues për të gjithë maqedonasit dhe qytetarët e Maqedonisë.U theksua se mesazhet të tilla janë një provokim serioz i fqinjësisë që ne duam të kultivojmë. Ato i bëjnë dëm marrëdhënieve në rajon dhe nxisin retorikën ekstremiste. Prandaj, apelojmë për të ndaluar provokimet, për të respektuar sovranitetin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore për të mirën e gjithë rajonit”  -thuhet nw deklratw. http://www.mfa.gov.mk/index.php/en/media-centar/za-novinari/press-releases/2235-ambasadorot-na-republika-albanija-vo-republika-makedonija-povikan-na-sredba-vo-mnr.

Shqetësimin e autoriteteve maqedonase e ka konfirmuar edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, i cili ka zbardhur për Zhurnal bisedën  me zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, në një takim të thirrur me kërkesën e palës maqedonase.  http://ina-online.net/ambasadori-shqiptar-fatos-reka-sqaron-se-cfare-ka-biseduar-me-zyrtaret-mpj-se/. Ai thotë se Shqipëria po i mban shënim këto shqetësime, duke mohuar se platforma e 7 Janarit është cënim i sovranitetit të Maqedonisë.

“Është një analizë dhe qëndrim me të cilin ne nuk biem dakord, por si gjithnjë e mbajmë shënim dhe pikërisht këtë kam bërë, duke theksuar gjithsesi se Shqipëria as ka ndërhyrë e as ndërhyn në punët e vendeve të tjera. Nga ana ime theksova në takim  dy elemente themelore: së pari faktin se përmbajtja e platformës së partive shqiptare në Maqedoni është tërësisht në pajtim dhe rrjedh nga programet politike të atyre partive dhe nga  Marrëveshja e Ohrit, zbatimi i të cilës përbënë gurin themelor të stabilitetit në vend; dhe së dyti, atë që është theksuar në mënyrë të përsëritur nga autoritetet në Shqipëri e qe nuk duhet harruar asnjëherë”- thekson Reka. Ambasadori shqiptar nënvizo se Shqipëria është një nga vendet e para që e ka njohur Maqedoninë dhe se nuk e ka vënë në dyshim integritetin apo identitetin e saj”-sqaron ambasadori.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.