Zbulohet piramida 3700 vjeçare në Egjipt (foto, video)

Postuar në 04 Prill, 2017 10:10

Arkeologët zbuluan një piramidë të vjetër 3.700 vjeçare në afërsi të Kajros.  Departamenti i Antikiteteve të Egjiptit njoftoi se rrënojat e piramidës së vogla që i përkasin periudhës së dinastisë 13 (në vitet 1802-1640 pes), gjenden në nekropolin e Dahshur, në jug të kryeqytetit egjiptian. Arkeologët kanë zbuluar një korridor që të çon në brendësi të piramidës dhe hyrjen e një dhome.

"Ekipi do të vazhdojë gërmimet e faqes për të sjellë në dritë pjesën tjetër të piramidës”-thanë autoritetet shtetërore. Ndër të tjera arkeologët zbuluan një seksion të vogël me alabastër të dekoruar me hieroglife dhe një arkitra me granit që do t’u lejojë të mësojnë më shumë në lidhje me arkitekturën e brendshme të piramidës.

Gërmimi është ende në fillimet e tij dhe aktualisht nuk përcakton madhësinë e saktë të piramidës. Kjo piramidë është e vendosur afër Piramidës së ndërtuar nga faraoni  Sneferu në Dahshur nga  themeluesi i dinastisë 4 (rreth 2600 pes) dhe babai i faraonit Khufu, i cili ndërtoi Gizën një nga piramidat më të famshme të Egjiptit.

Deri më tani në Egjipt janë gjetur 123 piramida. Në tetor 2015, Egjipti nisi një program ambicioz për gjetjen e "dhoma sekrete" në zemër të piramidave të Gizës dhe Dahshurit, për të zgjidhur misterin e krijuar rreh ndërtimit të tyre.Ky program është zbatuar deri më tani në piramidën e Keopsit, e fundit nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë që ekziston ende. Ky monument me moshë 4.500 vjet është i vendosur në krah të Sfinksit dhe Piramidës më të vogël të Khafre dhe Menkaure. Në vjeshtën e vitit  2015 autoritetet egjiptiane nisën kërkimet në varrin e faraonit Tutankhamun në Luginën e Mbretërve, duke shpresuar në gjetjen e një dhomë të fshehur, ku mund të jetë varrosur mbretëresha Nefertiti.

Comments

Submitted by andi 1 (not verified) on

Kujdes me tastierën. Numri shkruhet i plotë pa hapësirë mes numrash,

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.