Zbardhet vendimi i Prokurorisë: Deti "u shit" pa dashje

Postuar në 04 Prill, 2017 19:34

Zbardhet vendimi i Prokurorisë së Tiranës që pushoi çështjen ndaj grupit negociator të Ministrisë së Jashtme të akuzuar për tradhëti komëtare për marrëveshjen e detit me Greqinë. Sipas saj bisedimet e anëtarëve të grupit të punës janë bërë në neglizhencë të palës shqiptare për marrjen e masave parapërgatitore për marrëveshjen e delimitimit. Sipas prokurorisë kjo neglizhencë e grupit të punës ka sjellë dhe shkeljet e rënda të konstatuara më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Në përfundim të hetimeve konstatohet se prokuroria e Tiranës nuk ka arritur të pyesë një pjesë të madhe të grupit të punës, kryesisht  zyrtarë të ministrisë së punëve të jashtme, pasi këta të fundit kanë qenë me detyra diplomatike jashtë shtetit.

I vetmi që është pyetur është shtetasi me inicialet T.B. Ky i fundit sqaron se di drejtori politike e ka trajtuar çështjen në parim dhe nuk është futur asnjëherë në elementët teknikë të kësaj çështje ai deklaron se zyrtarisht nuk ka qënë i angazhuar për trajtimin konkret të këtyre bisedimeve.

Ndërkohë zyrtarët që nuk janë pyetur nga prokuroria janë, shtetasit Ferit Hoxha ish-sekretar i Përgjithshëm i MPJ, aktualisht përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë pranë OKB në New York, Ledia Hysi, ish-drejtoreshe e Drejtorisë së Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare, aktualisht diplomate në ambasadën e Shqipërisë në Romë.
Suela.J, specialiste në drejtorinë e Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare, aktualisht përfaqësuese e përhershme e Shqipërisë në Bruksel. Enkelena Mërkuri, ish-specialiste në Drejtorinë Rajonale aktualisht diplomate pranë ambasadës në Athinë. Ilir Tepelena, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale  aktualisht i dekretuar ambasador i Shqipërisë në Rumani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.