BB: 300 mijë vende pune u hapën në 6 vjet në 6 vende të Ballkanit

Postuar në 04 Prill, 2017 18:52

Në 6 vitet e fundit të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor bashkë, kanë krijuar 300 mijë vende të reja pune. Në një raport të Bankës Botërore rezulton se Shqipëria ka rritur me 3% punësimin, ku nga 50% që ishtë kjo shkallë në 2013- ën, në fund të 2015-ës shkoi në 53%. 
Megjithatë, Banka thotë se një pjesë e mirë e numrit të të punësuarve kanë ardhur si rezultat i futjes në skemën e sigurimeve shoqërore, edhe pse nënvizon se Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të kenë një shkallë të lartë informaliteti në këtë drejtim. 
Banka Botërore shqetësohet në këtë raport për pakësimin e popullsisë së Ballkanit dhe emigrimin sidomos në moshat e reja dhe të afta për punë. “ I gjithë rajoni po përballet me stanjacion demografik i prirur nga emigrimi dhe ulja e numrit të lindjeve. 
Me përjashtim të Kosovës që ka rritje të popullisë, vendet e tjera po regjistrojnë rëniet më të mëdha të saj.” Thotë raporti. Raporti i referohet viteve 2010-2016-të dhe thotë se popullisa e Ballkanit në këto kohë është tkurrur me 246 mijë njerëz.

http://pubdocs.worldbank.org/en/336041491297229505/170403-Regional-Repor...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.