Basha hap krahët për Ilir Metën: Nuk dua të kesh dilema

Postuar në 04 Prill, 2017 12:30

Dukshëm i entusiazmuar nga deklaratat e Ilir Metës për krijimin e një qeverie besimi, kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk nguroi t’i urojë mirëseardhjen  kreut të LSI-së në çadrën e opozitës, gjithsesi me një hije dyshimi nëse ato që tha janë të sinqerta.

 “Mbrëmë duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë një nga dy partnerët e Qeverisë ka bërë zgjedhjen e tij, dhe ne i themi: në qoftë se kjo zgjedhje është e sinqertë mirësevjen te “Shqipëria e para”. Nuk kërkojmë pazare politike, aleanca të kurdisura”- deklaroi Basha.

Për herë ta parë Basha e trajtoi përplasjen me qeverinë si çështje interesash, kur aktorët në lojë mund të humbasin miliarda euro.

 “Republika e vjetër, mos harroni, ka në këtë lojë miliarda euro për të humbur. Nuk janë miliardat e tyre, por janë të shqiptarëve, janë tuajat, me të cilat janë pasuruar dhe janë bërë të pushtetshëm”-theksoi Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.