Dixhitalizimi, RTSH-ja: Duhen 200 milionë lekë investime. Janë 4 milionë euro që duhen rikthyer

Postuar në 03 Prill, 2017 19:04

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, ka paraqitur sot në Komisionin Parlamentar të Medias disa probleme që paraqiten në procesin e dixhitalizimit. “Problemi është që në projektin e dixhializimit janë lënë jashtë 11 pika që përbëjnë shtyllën kurrizore të transmetimeve. Këto pika kanë nevojë për kulla të reja, punime civile të reja, kanë nevojë për kushte të caktuara kondicionimi dhe furnizimi me energji elektrike e karburant. Investimi për këto pika që ne ja kemi kërkuar Ministrisë së Financave, asaj të teknologjisë dhe inovacionit, nërpërmjet shumë shkresave që kur bëmë buxhetin, shkon tek 200 milionë lekë”, tha ai.

Përfaqësuesit e RTSH-së nuk janë mjaftuar vetëm me konstatimin e gjendjes aktuale, por kanë paraqitur edhe një zgjidhje që duket se ngec te Ministria e Financave. Dretori Jurdik i RTSH Sokol Gjoshi duke spjeguar teknikisht situatën sqaroi se RTSH-ja ka paguar në fakt 4 milionë euro përmes detyrimeve për TVSH-në, taksa e cila nuk aplikohet për shërbimet publike. Gjoshi ka kërkuar që kjo shifër t’i rikthehet RTSH-së në mënyrë që të riinvestohet. Në kuadër të dixhitalizimit Radio Televizionit Shqiptar ka nxjerrë në transmetim 8 kanale ndër të cilat 4 me transmetime standart (SD) dhe 4 me definicion të lartë (HD). http://rtsh.al/lajme/rtsh-kerkon-mbeshtetje-financiare-per-dixhitalizimin/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.