Rikthim në origjinë: Restaurohet godina e Kongresit të Përmetit ku u inaugurua pushteti komunist

Postuar në 31 Mars, 2017 08:34

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka prezantuar dje në Përmet projektin për restaurimin e godinës ku u mbajt Kongresi i Përmetit më 24 maj 1944. Godina aktuale është e rrënuar dhe është lënë pas dore, ndërkohë që pas debatit për Kishën, ky është rasti I dytë që qeveria kthehet në këtë qytet me një projekt që lidhet me historinë.

Restaurimi i godinës së kongresit të Përmetit rikonfirmon edhe njëherë nevojat elektorale të qeverisë aktuale, e cila me të dyja përfaqësueset e veta, PS-në dhe LSI-në është ulur vullnetarisht në prehërin e historiografisë së para viteve ’90, me glorifikimin e disa vlerave që nuk bashkojnë më shoqërinë shqiptare. Vetë Kongresi I Përmetit është ngjarje mbi të cilën duhen parashtruar disa vërejetje, pasi ai kongres hodhi themelet e pushtetit komunist. Vendimet e tij sanksionuan qeverinë e cila mori atribute të tilla përpara se të bëheshin zgjedhje. Përjashtimi me damkën e tradhëtisë i nacionalistëve përcaktoi strukturën klasore të pushtetit të ri. Në këtë kuptim alibia e deritanishme se “ne mbështesim luftën, por jo atë që pasoi” bie.

Kongresi i Përmetit është patjetër dëshmi e suksesit të NAÇL në luftë, por ai më shumë është akt I inaugurimit të pushtetit komunist. Nuk ka asnjë dilemë më se çfarë kaanë ndër mend “socialistët” kur flasin për luftën, ndërkohë që “beteja” të PD-së për këto tema thjesht e ka dëmtuar rrugën për një debat të vërtetë. Le të marrin tani një argument për të bërë ca ditë zhurmë meqë kanë mbetur pa gjë.

http://www.balkanweb.com/site/godina-historike-e-kongresit-te-permetit-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.