Sallata amerikane/Trump tani vlerëson BE-në dhe rrugën e Serbisë në të. Mattis pro ushtrisë kosovare, DASH kundër

Postuar në 30 Mars, 2017 13:24

Mediat serbe njoftojnë sot se presidenti amerikan Donald Trump i ka nisur një letër falënderimi kryemsinitrit Aleksander Vuçic. Trump falënderon Vuçiç për mesazhin e urimit me rastin e zgjedhjes dhe thekson si arritje për Serbinë, “përpjekjet e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”. Po kështu në mënyrë paradoksale, në letrën e tij Trump thekson vlerat e përbashkëta të SHBA dhe Serbisë që sipas tij gjejnë shprehje në marrëdhëniet dypalëshe dhe në mbështetjen e dhënë për Serbinë në anëtarësimin në BE. Trump ka qenë përherë kritik i BE-së, madje ka nxitur shtete të ndryshme që ta braktisin atë, ndërsa sot del me një tjetër qëndrim. Letra e Trump është vlerësuar nga mediat serbe, ndërkohë që Vuçiç vijon ecejaket sa në Rusi sa në BE. Ky qëndrim asociohet me një tjetër “sukses” për Serbinë, që është kërkesa e bërë dje nga zv.ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Europian dhe Euraziatike, Hoyt Brian Yee që “Prishtina të tërheqë ligjin për ushtrinë”.

Duke se administrata e re amerikane është entuziaste për anëtarësimin e Malit të Zi, por jo për ushtrinë e Kosovës, për të cilën deri më sot as vetë Ëashington nuk ka një qëndrim të qartë. Kjo pasi nisma e Thaçit erdhi pas raportit të sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis në Senat, ku ai theksonte se transformimi I FSK-së në ushtri është I mirëpritur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.