Çadra merr goditje nga PPE: PD në zgjedhje dhe në parlament

Postuar në 29 Mars, 2017 22:09

Partia Popullore Europiane ka aprovuar një rezolutë emergjence për Ballkanin Perêndimor në ditën e parê tê Kongresit dyditor që mbahet nê Maltë. Rezoluta  inkuarojn të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe insititucionet në vendet respektive të tyre në rajon dhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.

Një mesazh i fortë për PD-në që ka marrë refuzimin e vazhdueshëm të ndërkombëtarëve për bojkotin e parlamentit dhe zgjedhjeve. Fillimisht SHBA, pastaj grupimi CDU-CSU dhe tani grupimi i PPE-së në Parlamentin Europian.

Rezoluta thekson nevojën dhe urgjencën për Ballkanin Perëndimor për të ecur përpara me reformën në drejtësi, vendosjen e shtetit të së drejtës dhe një sistem drejtêsie transparent dhe të pavarur. Partia Popullore Europiane rekomandon që të intensifikohen përpjekjet për luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, pêrfshirë politikën dhe në shoqëri. 

Po ashtu PPE insiston në frenimin nga te gjitha provokimet etnike dhe dënon te gjitha qëndrimet provokuese dhe agresive, që përbëjnë rrezik për stabilitetin, paqen, pasi sipas rezolutës paqja nuk mund tê ndêrtohet mbi bazën e një retorike nacionaliste, populiste apo radikale. I bëhet thirrje gjithashtu vendeve të rajonit të ruajnë karakterit multietnik, duke tërhequr vëmendjen te fakti, se marrëdhëneit e fqinjêsisë së mirê dhe bashkëpunimi rajonal janë kyçe në këtë aspekt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.