Qeveria e pranon zyrtarisht: Sajmir Tahiri, ministri i kanabizimit

Postuar në 29 Mars, 2017 15:43

Zëvendës kryeministri Niko Peleshi ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të prezantuar një plan masash kundër kanabisit dhe kultivimit të tij.

"Ky plan përfaqëson një dokument strategjik të qeverisë shqiptare që do të udhëheqë përpjekjen ndërinstitucionale kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vendin tonë. Ky plan është finalizimi i një procesi të iniciuar nga kryeministri Edi Rama dhe të mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë. Në zbatim të urdhërit të kryeministrit numër 170, datë 23.11 . 2016 një grup i kryesuar nga zv/kryeministri dhe një grup ekspertësh nga të gjitha institucionet i kryesuar nga këshilltari për sigurinë zoti Sandër Lleshi kanë punuar për hartimin e planit. Në këtë proces janë përfshirë edhe shumë ekspertë nga BE dhe organizata dhe vende të tjera partnere", theksoi Peleshi.

Kështu qeveria shqiptare pranon më në fund se kanabisi është çështje e Sigurisë Kombëtare e bashkë me të vjen në vëmendje edhe kapja e Kelment Balilit për të cilin ende nuk thuhet gjë. Peleshi po ashtu ka deklaruar se në operacion do të marrë pjesë edhe ushtria me SHISH, duke institucionalizuar kështu veprimin e gjerë shtetëror ndaj një dukurie që u liçencua po nga shteti.

Në përbërje të grupit do të jetë Policia e Shtetit, shërbimet inteligjente, ushtria, bujqësia, mjedisi, dhe pushteti vendor. Masat do të jenë serioze për të gjithë zyrtarët që nuk do të mbajnë në kontroll territorin që janë përgjegjës”­ tha ai.

Pavarësisht akuzave që zv.kryeministri hodhi për kultivimin e kanabisit në Lazarat, kjo nuk mund të mbulojë problemin e krijuar nga ish-ministri I Brendshëm, Sajmir Tahiri, me ikjen e të cilit duket se mundësohet edhe kjo luftë. Është tanimë e qartë se teksa qeveria pranon tezën e LSI-së për përfshirjen e ushtrisë, ajo zyrtarizon kështu qëndrimin se qëndrimet e Tahirit dhe qeverisë për luftën ndaj drogës deri para pak javësh nuk i përgjigjen të vërtetës. Çfarë mund të hipotetizojmë në këto kushte është se dikush i ka “hequr liçencën” Shqipërisë për kanabisin në këmbim të kushtëzuar me ndonjë shkelje syri për integrimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.