Partneriteti strategjik, mall shumice - nënshkruhet dokumenti edhe me Francën

Postuar në 28 Mars, 2017 21:46

Pa ndonjë fushatë të parapërgatitur siç ndodhi në rastin me Turqinë, qeveria lajmëroi firmosjen në Paris të partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Francës në në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Njoftimi zyrtar nuk jep më shumë detaje për këtë vizitë, por nga leximi i deklaratës që ka përcjellë zyra për shtyp e kryeministrit shqiptar, theksi është tek bashkëpunimi në luftën kundër ekstremizmit.

“Gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Paris, dy qeveritë kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh të cilat ngrenë kuadrin e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri - Francë në nivel strategjik”, thuhet në njoftim.  

Në kuadër të këtij partneriteti të ri në praninë e dy kryeministrave, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ai pë Çështjet Europiane, Desir, nënshkruan deklaratën dhe marrëveshjet për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe atë të sigurisë.  Më tej thuhet se kryeministri francez falenderoi gjithashtu palën shqiptare për bashkëpunimin me autoritetet franceze në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.