Moti ekstrem në pranverë dhe në verë, njeriu ndikon për herë të parë klimën e planetit

Postuar në 28 Mars, 2017 09:46

Ndikimi i veprimtarisë njerëzore në ndryshimin e klimës mund të ketë nisur të japë efekte të jashtëzakonshme mbi motin dhe ndarjen stinore. “The Washington Post” raporton për një studim të fundit që krediton me gjetje të reja një ide që është konsideruar eksplozive: sipas saj, ngrohja e planetetit nuk sjell vetëm rritjen e valëve të ngrohta apo vëllimin e reshjeve, ajo ndryshon gjithashtu rrjedhën e motit. Ku supozim mbështetet në hipotezën se ndryshimi i klimës çon në ndryshim të modeleve të lëvizjes së ajrit në shkallë planetare duke provokuar një mot statik, pa dallime stinore. Thatësira të mëdha dhe i ftohtë i madh, këto mund të jenë simptomat më të qarta në këtë drejtim. Ideja është debatuar gjatë, por studimi i sipërcituar, realizuar nga universiteti shtetëror i Pensilvanisë dhe një grup kërkuesish në SHBA, Gjermani dhe në Holandë, ka konstuar se të paktën nëpranverë dhe në verë, fluksi atmosferik po ndryshon në një mënyrë të tillë që të provokojë mot statik dhe të zgjatur më shpesh se më parë. Kjo dukuri prek më së shumti Hemisferën Veriore, brezin e mesëm të saj, ku përqendrimi i popullsisë është shumë i madh.

Vala shkatërrimtare e të nxehtit europian e vitit 20023, përmbytja e vitit 2010 në Pakistan dhe nxehtësia e këtij viti në Rusi si dhe të nxehtët e vitit 2011 në teksas janë simptoma që flasin vetë. Rryma ajrore në Hemisferën Perëndimore lëviz sipas modelit Perëndim – Lindje, ndikuar nga rrotullimi i Tokës dhe ndryshimi në temperatura mes Polit të Veriut dhe Ekuatorit. Rryma është më e fortë kur ndryshimi i temperaturave është më i madh. Kur Arktiku ngrohet më shpejet sesa Ekuatori, rryma ajrore dobësohet dhe kalimi i saj zgjat. Ky është shkaku i motit ekstrem, sidomos në verë dhe në pranverë. Dhe këtë e kemi parë në disa zona ku kjo nuk ndodhte. Për dimrin, sipas kërkuesve duhen kërkuar disa shpjegime të tjera.  

Studimi nëse provohet ka rëndësi të jashtëzakonshme, sidomo në dritën e zbulimeve të reja arkeologjike të 25 viteve të fundit. Tashmë është provuar se ndryshimet klimetarike kanë provokuar rënien e qytetërimeve të tëra dhe shkatërrime të pakthyeshme. Mjafton të kujtohet këtu se sipas disa eksperrtëve thatësira e këtyre viteve në Lindjen e Mesme është më e madhja në 900 vitet e fundit, duke i dhënë luftërave në këtë zonë një diemension tjetër. Stabilizimi i njeriut në brezin e mesëm të Hemisferës Veriore dhe kthimi i saj në korridorin më dinamik ekonomik në mijëvjeçarin e fundit lidhet edhe me avantazhet klimaterike, diçka që sot duket se po jep shenja të qarta për t’u shqetësuar.

https://www.washingtonpost.com/news/energy-environment/wp/2017/03/27/one...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.