Parashpallet fitoja mbi kanabisin

Postuar në 27 Mars, 2017 22:15

Ministri i ri duket se ka sjellë më shumë optimizëm dhe vetëbesim te qeveria për të luftuar njollën e zezë, të cilën herë e ka mohuar, herë e ka pranuar me gjysmë zëri.  Bëhet fjalë për kultivimin dhe trafikun e kanabisit, një nga fenomenet që ka shenjuar qeverinë PS-LSI dhe që mendohet se “i hëngri kokën” edhe Sajmir Tahirit.  Teksa prezantoi Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm, kryeministri parashpalli një fitore që sipas tij është vetëm pak muaj larg.

“Pas shkatërrimit të “republikës së turpit” në Lazarat dhe rezultateve jashtëzakonisht kuptimplota dhe inkurajuese kundër kultivimit të kanabisit në këtë periudhë, ne kemi të gjitha arsyet ta konsiderojmë vitin 2017 si vitin që i vë kapak kësaj historie të gjatë. Histori që nuk filloi në 2013-ën, i ka rrënjët larg në të shkuarën, por që në 2017-ën janë të gjitha premisat që të ketë dhe epilogun e saj”-theksoi Rama.

Fitorja u parashpall por sesi do shkohet tek ajo dijmë fare pak dhe mund të kuptojmë disi nga fjalët që tha ministri, të cilat gjithsesi  mund të interpretohen si forcim i ligjit dhe shkëputje e lidhjeve me trafikantët. “Do të ketë shumë njerëz në terren dhe jo në zyra. Nuk do të ketë asnjë kompromis me trafikantët. Do të ketë ndëshkime shembullore jo vetëm për trafikantët, por edhe për bashkëpunëtorët e tyre në polici apo kudoqoftë”-deklaroi ministri Xhafa. Kryeministri gjithsesi nuk harroi të vërë në një emërues të përbashkët dy ministrat, duke thënë se  tha se ajo që ka qenë deviza e ministrit Tahiri për luftën kundër korrupsionit në polici mbetet edhe deviza e ministrit Xhafaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.