Kontrolli dhe përdorimi i zjarrit, përgjegjës për tuberkulozin te njerëzit e parë?

Postuar në 27 Korrik, 2016 00:16

Tuberkulozi është infeksioni bakterial më vrasës mes njerëzve. I tillë ka qenë për mijëra vjet dhe vazhdon edhe sot të jetë problem jo i vogël. Shkencëtarët besojnë se kjo sëmundje nisi mes njerëzve dhe jo mes kafshëve, një karakteristikë e veçantë e këtij infeksioni të cilit nuk i dihet origjina.

Disa kërkues universitarë në Australi kanë gjithësesi një hipotezë që ëhstë publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Sipas tyre kontrolli dhe përdorimi i zjarrit nga njeriu i parë, mund të ketë krijuar kushtet për t’u ekspozuar ndaj infeksionit. Diçka paradoksale në dukje.

Ideja shpjegohet pak a shumë kështu: Të ulur afër zjarrit njerëzit marrin frymë në një mjedis tymi që dihet se dobëson përgjigjen imunitare ndaj patogjenëve në mushkëri. Çka do të thotë se mikrobet që depërtojnë deri në mushkëri gjejnë aty mjedis të parrezikshëm. Po kështu mjedisi i zjarrit krijon kuste më sociale, me më shumë kontakte fizike, duke rritur transmetimin edhe në nivel mikoroorganizmash.  Të dyja bashkë japin sipas këtyre shkencëtarëve një shpjegim sesi një mikrob i parrezikshëm, Mycobacterium tuberculosis evoluoi drejt përgjegjësit të sëmundjes që njohim sot. Në kushte normale  ky bakter nuk ka gjasa të rrezikojë njeriun, ndërkohë që sipas shkencëtarëve në fjalë, cilësitë e tij ndryshojnë në pranin e zjarrit. Një arsye më shumë është edhe dytësore, apo rrethanore:  afër zjarrit njerëzit kanë tendencë të kolliten më shpesh dhe tuberkulozi transmetohet përmes kësaj rruge.  

 

http://phys.org/news/2016-07-early-emergence-tuberculosis.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.