Dossier/Zbulohen në arkiva planet e sovjetikëve për ndryshimin e klimës në Arktik

Postuar në 26 Mars, 2017 10:36

Kërkuesit kanë zbuluar në arkivën e Sant Petersburgut në Rusi disa projekte të panjohura më parë/sekrete dhe të pa vëna në zbatim nga shkencëtarët sovjetikë. Projektet kishin për synim ndryshimin e klimës në zonat e pamata të BS-së në Arktik dhe në Lindjen e Largët sovjetike. Si gjetje inxhinierike ishte menduar devijimi i lumenjve Amur dhe Ob dhe në projektet e gjetura në Arkivën e Gosplan, devijimi i rrjedhës së lumenjve shpresohej se do të zbuste klimën e këtyre rajoneve. Ndërtim digash në Gjiun e OB, shfrytëzim i të ftohtit për energji, si dhe për plotësim disa projekte për jetën e re në Arktik, si ecës mekanikë etj., këto janë disa nga planet e bëra. 
Planet u zhvilluan në vitet ’30-’40 gjatë industrializimit të Bashkimit Sovjetik dhe pak para luftës së dytë botërore. Të gjitha do të publikohen përmes një libri: "Arktiku në kufijtë e Fantazisë" që do të hidhet në qarkullim me rastin e 80 vjetorit të krijimit të stacionit të parë njerëzor në oqeanin Arktik, krijuar në 21 maj 1937. 
Sipas mediave ruse mosrealizimi i planeve ishte një gjë e mirë, pasi sipas vlerësimit të ekspertëve ndryshimet e parashikuara do të kishin bërë zona të tëra të pamundshme për jetën e njeriut përtej ndikimit në mjedis. 

https://sputniknews.com/society/201703251051964664-soviet-plans-climate-...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.