Bankat që operojnë në Shqipëri, 720 milionë euro kredi jashtë vendit në vetëm dy vite

Postuar në 26 Mars, 2017 15:59

Banka që operojnë në Shqipëri kanë dhënë 720 milionë euro kredi jashtë vendit, kryesisht në Kosovë. Kjo ndodh në kushtet kur në Shqipëri flitet për nevojën për financim, duke prodhuar kështu një paradoks, që udhëhiqet nga interesi i bankaave.

Është e vërtetë që kjo shifër ka njohur rritje në vitet e fundit. Po kaq e vërtet është edhe dhënia e këtyre parave në formë kredie në Kosovë. Bankat kanë likuiditet të bollshëm dhe për pasojë është me kosto mbajtja e tyre në inventar, ndaj ato gjejnë forma ligjore të përdorimit. Në Kosovë sepse Kosova është një vend gjeografikisht afër nesh dhe përdorues i monedhës euro, fakt ky i cili shmang edhe rrezikun e kursit të këmbimit”-thotë Spiro Brumbulli, sekretar i Shoqatës së Bankave, raporton Vizion Plus.

Sipas tij bankat në Shqipëri janë të prekura nga mungesa e kërkesës për hua nga ana bizneseve të mëdha, ndërkohë që ka shënuar rritje ajo për individët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.