Baton Haxhiu ja kalon militantëve: Rama – Meta, titanë. Meta, pashpirtshmërisht pragmatist, Rama idealist!!!

Postuar në 24 Mars, 2017 08:55

Baton Haxhiu, gazetar nga Kosova dhe këshilltar permanent pranë të majtës/ave të Shqipërisë ka komentuar dje në një debat televiziv të ardhmen e koalicionit PS-LSI. Nuk ka shumë rëndësi sesi do të shkojnë punët pasi kjo do të bëhet shpejt e ditur dhe tashmë shqiptarët u mësuan me dy politikanët mistrecë që drejtojnë këtë vend për katër vjet, por përpjekja e Haxhiut për të ofruar në vend të një analize politike, një profil psikologjik që na sugjerohet që ne vdekatarët ta admirojmë.

Raporti i tyre është me dhimbje, se është një betejë politike, kanë përplasje serioze por kanë qetësi në opinionin publik, janë të pavërejtshëm në betejën e dy titanëve. Dhimbja është që unë tani e tutje preferoj një betejë të vështirë në zgjedhje dhe një lehtësi në qeverisje, tani duhet të ndodhë e kundërta, ky koalicion përveç se është krijuar një dallim serioz mes dy liderëve, Meta është pragmatik, ka një pashpirtësi në pragmatizëm, Rama është i mbështjellur në idealizëm për reformën. Këtu ka një përplasje brenda ideologjisë, ka një kujtesë se si janë ngritur. Do të kisha dëshirë të ketë një garë të fortë dhe të rëndë zgjedhore dhe një qeverisje të lehtë dhe jo siç ka ndodhur herën e kaluar. 100 % duhet të dalin veçmas edhe pse e kanë arritur marrëveshjen për të dalë bashkë, vetëm nëse ndodh ndonje gjë që është e paparashikueshme”, tha Baton Haxhiu.

Të marrin lotët para këtyre monumenteve të gjalla që na skicon gazetari, edhe vetë mesa duket i autosugjestionuar nga hija e rëndë e titanëve Rama – Meta.

Comments

Submitted by tomi (not verified) on

Per zotin jam shastisur komplet mbreme kur e degjova. Cudi, po degradojne cdo dite e me shume.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.