Autostrada Nish – Prishtinë, Serbia deklaron se do ta ndërtojë me kompanitë e veta

Postuar në 24 Mars, 2017 08:34

Autostrada Prishtin – Nish do të kushtojë 800 milionë euro dhe sipas ministres serbe të Ndërtimit, Zorana Mihajlovic, ai do të ndërtohet i gjithi nga kompani dhe punëtorë serbë. Ajo ka dashur ta theksojë këtë fakt duke shtuar se financimet do të vijnë nga Bashkimi Europian.

Serbia do të ketë mundësi në këtë mënyrë që të ketë akses në një tjetër port në Adriatik, në Durrës. Edhe çka më shumë rëndësi kjo autostradë do të lidhë serbët që jetojnë në Kosovë me Beogradin dhe Nishin…”, tha Mihajlovic, raporton agjencia sebe “B92”. Ministrja serbe ka nënvizuar edhe faktin se politikisht k yaks 77 km i gjatë është projekti I parë ku shqiptarët dhe serbët punojnë bashkë.

Autostrada nga Nishi në Prishtinë do të dëshmojë se nuk ka rrugë më të mirë për të bashkëpunuar dhe ruajtur stabilitetin sesa infrastruktura. Të gjithë janë të lodhur me konfliktet, ne duhet të jetojmë dhe punojmë bashkë”, tha ajo në një intervistë në një televzion lokal në Nish.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.