Lavatriçja globale - 20 mld$ të pastruara përmes bankave kryesore në Perëndim

Postuar në 23 Mars, 2017 09:31

Gazeta britanike “The Guardian” ka raportuar këto ditë për një nga skemat më të mëdha të pastrimit të parave. Për lindjen e Europës ajo është skema më e madhe e realizuar ndonjëherë dhe arrin shifrën e 20 miliardë dollarëve. Origjina dhe autorësia e operacionit i faturohet rusëve dhe me këta nënkuptohet aktorë të lidhur me qeverinë ruse dhe KGB-në. Skema përfshinte kompani fictive britanike, banka ruse dhe një gjykatë në Moladvi. Pjesë e kalimit të parave kanë qenë edhe bankat e njohura Royal Bank of Scotland, Lloyds, Barclays and Coutts, mes 17 institutcioneve bankare, të cilat tashmë janë nën hetim nëse kanë patur apo jo dijeni për këtë që po ndodhte. Sipas gazetës, e cila deklaron se ka parë dokumente reale.

20 miliardë dollarë u zhvendosën nga Rusia mes viteve 2010-2014, por shifra e vërtetë sipas hetuesve mendohet të jetë 80 miliardë dollarë. “Lavatriçja botërore” siç po quhet ka vënë në lëvizje një mekanizëm të ndërlikuar, pas të cilit mendohet se qëndrojnë rreth 500 persona, mes të cilëve bankierë në Moskë, njerëz të lidhur me shërbimin sekret rus. 70 mijë transaksione bankare kanë bërë të mundur këtë operacion, ndërkohë që pika kyçe kanë qenë kompanitë e regjistruara offshore dhe që janë të gjitha britanike. Vetëm bankat e njohura të sipërcituara kanë qarkulluar për llogari të kësaj skeme 738.1 milionë dollar dhe ato janë justitifkuar me faktin se shuma e madhe e pagesave dhe vëlllimi i tyre e ka bërë të vështirë identifikimin e burimit kriminal të parasë. Vetëm Royal Bank of Scotland, 71% e aksioneve të së cilës posedohen nga qeveria britanike, qarkulloi 113.1 milionë dollarë. Gazeta shkruan se ajo ka kontaktuar të gjitha bankat e përfshira, të cilat njohën vërtetësinë e dokumenteve, ndërkohë që pretenduan të gjitha se politikat e tyre kundër pastrimit të parave janë shumë strikte. Me sa duket kjo është teorike.

Në këtë skemë që përdorte banka të njohura perëndimore për të pastruar paratë që mandej zhdukeshin në kompani offshore me pronarë anonimë, është përfshirë edhe Deutsche Bank, e cila prej disa kohësh është në qendër të skandalit.  Kompanitë i jepnin kredi fictive njëra-tjetrës, të cilat nuk i shlyenin. Çështja gjyqësore zgjidhej në Moldavi, ku gjykatësit jepnin vendime për shlyerjen e tyre. Për këtë arsye bankat ruse bëni kalimin e ligjshëm të parave në Moldavi dhe që andej ato kalonin në llogari të ndryshme në bankën letoneze, Trasta Komercbanka, pika nevralgjke e skemës. Këtu hyn në lojë Deutsche Bank, e cila deri në vitin 2015 shërbente si “bankë korrespondente” për Trasta , që do të thotë se banka gjermane fronte shërbime për klientë jo rusë të Trasta, pra mundësonte kalimin e parave nga Letonia në botë. Sipas gazetës që nga vitit 2014, kur skemës i kishte dalë tymi, vetëm dy banka perëndimore vijonin të pranonin transferta në dollar nga bankat letoneze: Deutsche Bank dhe Commerzbank e Gjermanisë.

Në shtator të vitit 2015 edhe këto të dyja u tërhoqën, ndërkohë që 6 muaj më vonë, pra në fillim vitit 2016, entet rregullatore në Letoni mbyllën bankat, duke akuzuar pikërisht dështimin në trajtimin e fenomenit të pastrimit të parave. Çështja ndërlikohet dhe prek sistemin financiar dhe ekonomik të BE-së pasi pagesat në finale kanë shkuar edhe për kompani të njohura që ose janë viktima, ose kanë pranuar një rol në këtë lojë. Në çdo rast, njësoj sin ë rastin e skemave nga Malajzia dy vite më parë, kjo e Lavatriçes Botërore, që ka në origjinë pastrimin e parave nga Rusia, nuk i bën të pafajshme bankat perëndimore. Goldman Sachs u akuzua rëndë në rastin e skemës malajziane, ndërkohë që edhe kompani vlerësimi të njohura janë përfshirë në falsifikim të dhënash. Është shumë e vështirë të besohet se në 20 miliardë dollarë, askush të mos ketë kuptuar gjë. Po flasim për 5 miliardë dollar transferta vjetore, diçka jo e vogël.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.