Bashkimi doganor i Ballkanit Perëndimor mund të hyjë në fuqi brenda 6 muajve

Postuar në 22 Mars, 2017 01:53

Bashkimi doganor i vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të hyjë në fuqi brenda këtyre 6 muajve. Lajmi raportohet nga një gazetë e Banja Lukës, “Nezavisne novine” dhe referohet nga disa media në rajon. Sipas kësaj gazete marrëveshja për koordinimin e procedurave dhe dokumentacionit pritet të nënshkruhet në panairin e Mostarit dhe mendohet të jetë një hap konkret në krijimin e një hapësire të vetme ekonomike mes Serbisë, Bosnjes. Malit të Zi, Kosova dhe Shqipërisë.

 Dhomat e Tregëtisë të Bosnjes dhe të Serbisë kanë zhvilluar takim këtë të hënë për të përshpejtuar procedurat, ndërkohë që Kosova ka dalë kundër këtij bashkimi. Kryeministri serb, Vuçiç, deklaroi pak ditë më parë se bashkimi është diskutuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, madje sipas disa burimeve ai është propozuar nga ky i fundit. Po kështu bashkimi është diskutuar edhe në samitin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Sarajevës, që shtron rrugën për samitin e përbashkët të korrikut në Trieste, mes liderëve rajonalë dhe atyre të BE-së. 

https://europeanwesternbalkans.com/2017/03/21/customs-union-to-come-to-l...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.