Shkenca konfirmon: Jeta “nis me dritë”

Postuar në 20 Mars, 2017 09:39

Jeta nis me shkëndija drite. Kjo shprehje mund të jetë legjtime tashmë edhe në sytë e shkencës, që ka arritur të kapë momentin “shkëlqyes” kur spermatozoidi kontakton vezën dhe aty zë fill konceptimi i jetës. Kërkues nga universiteti Northwestern në Chicago arritën të fotografojnë momentin e konceptimit të jetës në çastin e kontaktit duke konstatuar vezët e fekonduara një përftim ndriçimi.

Ky konstatim nuk kontribuon vetëm për të soditur “magjinë” e jetës, por edhe për të përmirësuar praktikat mjekësore për fertilizimin in vitro. Fenomenti u vu re pesë vjet më parë të minjtë dhe ai shkaktohet nga çlirimi i zinkut  nga veza. Zbulimi është një hap më afër drejt studimit të asaj që ndodh me fertilizimin, pasi deri më sot nuk është kapur ende se çfarë ndodh në çastin e parë të penetrimit të spermës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.