Presidenti: Nëse Kushtetuta do ma lejonte, nuk do të pranoja Fatmir Xhafën për ministër të Brendshëm

Postuar në 19 Mars, 2017 18:22

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dalë sot në një konferencë për mediat përmes së cilës ka përcjellë disa qëndrime për situatën politike në vend. Ai ka dhënë një qëndrim edhe për kandidaturën e Fatmir Xhafës në detyrën e ministrit të Brendshëm. Sipas Presidentit propozimi vë në tryezë një emër të papranueshëm.

Kam ndjekur me shqetësim edhe disa debate të fundit lidhur me kandidaturën e ministrit të Brendshëm. Ka patur dëshmi publike që akuzojnë kandidaturën e ministrit të Brendshëm për ushtrim dhune. Në këto rrethana, kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme. Por Kushtetuta nuk ja jep të drejtën Presidentit për të refuzuar një kandidaturë për ministër, pasi i vetmi kusht për të qenë ministër është ai që plotëson kriteret për të qenë deputet. Në rast se Kushtetuta do ja jepte këtë të drejtë Presidentit, unë do ta refuzoja. Unë shpresoj që ai institucion që ja jep këtë drejtë, që është Parlamenti, do të gjykojë të gjitha rrethanat, situatën politike dhe specifikën që ka jeta shoqërore, publike e vendit, që janë zgjedhjet e ardhshme politike

tha Presidenti Bujar Nishani. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.