Imigracioni, Bullgaria deklaron se është gati të marrë edhe masa ushtarake

Postuar në 19 Mars, 2017 14:03

Dy ditë më parë ministri turk i Mbrojtjes, Suleyman Soylu, lëshoi një mesazh kërcënues për Europën kur deklaroi se Turqia mund të hapë shtegun për 15 mijë refugjatë çdo muaj. Ky mesazh është në vazhdën e tensioneve mes Ankarasë zyrtare dhe BE-së për çështje që lidhen sa me krizën siriane, aq edhe me problemet e brendshme politike në Turqi. 

Lidhur me çështjen e imigracionit, BE-ja nuk pati zgjidhje më të mirë sesa një marrëveshje me Erdoganin, nënshkruar nga kancelarja gjermane, Merkel. Austria po kështu ka dalë me disa propozime që synojnë dekurajimin e lëvizjes, ndërkohë që vendi përballë Turqisë, Bullgaria, deklaron se do të marrë masa ushtarake për ruajtjen e kufirit. 

Ne jemi të gatshëm të mbrojmë kufirin tonë në mënyrën që e garanton legjislacioni”, tha ministri i Mbrojtjes bullgar, Stafan Yanev, raporton agjencia Novinite. Një tjetër problem mes të dyja vendeve është nxitja nga Turqia e mbështetjes për një parti të minoritetit turk, DOST. Sipas Sofjes, Ankaraja po u bën thirrje 200 mijë bullgarëve që jetojnë në Turqi të votojnë këtë parti, duke  ndërhyrë kështu në punët e brendshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.