Holanda i thotë “jo” ekstremit të djathtë

Postuar në 16 Mars, 2017 08:41

Holanda ka qetësuar disi ankthin e Euroës nga ekstremi I djathtë teksa kryeministri i qendrës së djathtë, Mark Rutte, ka fituar zgjedhjet përballë Geert Ëilders, një politikan antiislamik dhe anti – BE. Rutte deklaroi pas zyrtarizimit të fitores se holandezët hodhën hapin  e parë për t’I thënë “stop” një populizmi të gabuar si ai që u pa në Britani dhe SHBA.

Fitorja e tij analizohet aktualisht në një kontekst të ndërlikuar ku kanë rol shumë faktorë. Reuters shkruan se Rutte fitoi se u zhvendos djathtas, ndonëse pa adoptuar retorikat e Ëilders, por edhe për faktin se kundërshtari i tij nuk u bë shumë present në fushatë. Dhe mbi të gjitha ishin deklarimet publike dhe kriza me Turqinë që e ndihmuan atë. Këto elementë vihen në dukje për të evidentuar një specifikë holandeze e cila deri më tani nuk shihet se mund të aplikohet në Francë, ku Marie Le Pen ka arritur të vërë në pikëpyetje legjitimitetin e establishmenti politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.