Studimi: Saharaja u krijua si pasojë e veprimit të njeriut të lashtë

Postuar në 15 Mars, 2017 09:13

Teoria më e pranuar për krijimin e Saharasë është tërheqja e akullnajave. Por një kërkim i fundit sjell në vëmendje një rol të njeriut në krijimin e shkretëtirës më të madhe në Tokë, e cila deri para 6000 vjetësh ishte një vend me gjelbërim, ujë dhe jetë të pasur. Arkeologu David Ëright mendon se shkaku për tharjen masive të kësaj zone ishte aktviteti njerëzor që zuri fill dikur te 8000 vjet më parë. Në këtë periudhë nis ai që quhet Revolucioni Neolitik lindur si pasojë e krijimit nga njeriu të bujqësisë dhe blegtorisë. Sipas këtij arkeologu rritja dhe mbarështimi i kafshëve çoi në konsumimin e madh të bimësisë si ushqim. Bimët në vetvete ulin temperaturën e Tokës përmes fotosintezës. Sipas Ëright një ulje e ndjeshme sipërfaqes së bimësisë për shkak të përdorimit të tyre si kullotë e ktheu atë në sipërfaqe të përshtatshme për reflektimin e dritës së Diellit. Kjo solli ndryshimin e atmosferës në rajon duke çuar në uljen e rolit të musoneve.

Tharja shkaktoi mandej tharjen edhe të pemëve duke ulur sipërfaqen e absorbimit të dritës dhe duke shtuar më tej procesin e shkretimit. Kjo vazhdoi sipas arkeologut në fjalë derisa njerëzit u detyruan të emigrojnë drejt Egjiptit dhe Sumerit ku nisën edhe qytetërimet e para komplekse. Arkeologu ka bërë të ditur se hipoteza e tij është ndërtuar nisur nga të dhënat arkeologjike; liqene të dikurshëm që sot me gjasë konservojnë vegjetacionin e dikurshëm duhen studiuar në këtë drejtim.

Veprimi i njeriut mbi mjedisin deri në tjetërsmin e peizazhit dhe asgjësimin e florës nuk është diçka e re; kjo është teori e dokumentuar relativisht mirë për Azinë e Largme, Europën, por edhe për periudha të caktuara të Australisë. Ky studim sugjeron vetiu se çfarë mund të jetë në gjendje të bëjë njeriu i sotshëm, që ka çuar sipas disa shkencëtarëve deri në kalimin e planetit në një fazë që po quhet Antropoceni. Amazona dhe fermat masive të saj janë një ilustrim, por pasojat e të cilave ende nuk janë parë në një përmasë kaq kataklizmike siç është edhe teoria e krijimit të Saharasë nga njeriu.

https://phys.org/news/2017-03-humans-sahara.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.