Kryebashkiaku socialist i Poliçanit verifikohet për trafik femrash

Postuar në 15 Mars, 2017 19:26

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet për kryetarin socialist të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj për akuzën e trafikimit të femrave jashtë vendit me qëllim prostitucionin. Verifikimi nisi pas  një deklarimi të të arrestuarit për prostitucion, Leonard Muçaj. Ky i fundit deklaroi këtë të mërkurë në sallën e gjyqit se prokuroria duhet të hetojë Adriatik Zotkajn si person që ka trafikuar drejt Greqisë 8 femra. Vetë Muçaj përballet në gjykatë me akuzën e trafikut të femrave, pas një denoncimi të bërë për të në vitin 2015

Verifikimet ndaj Zotkajt për akuzën e trafikut të femrave me qëllim prostitucionin vijnë pas kërkesës së Prokurorisë për ndërprejen e mandatit si i zgjedhur lokal. Sipas Prokurorisë ai ka fshehur  një vendim gjykate në vitin 1985 e cila e ka dënuar me gjobë për akuzen e kundërshtimit të punonjësit të policisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.