Gazprom arrin marrëveshje antitrust me BE-në

Postuar në 15 Mars, 2017 10:07

Gazprom, kompania shtetërore ruse e gazit ka arritur një amrrëveshje antitrust me Bashkimin Europian duke I dhënë fund një hetimi 5 vjeçar. Komisionerja e BE-së për Konkurencës, Margrethe Vestager, ka deklaruar se po shihet për një zgjidhje që do ta bënte tregun e gazit më të konkurueshëm. Sipas saj vështrimi përpara ofron më shumë zgjidhje sesa aplikimi I gjobave pëër sjellje të së shkuarës, një politikë kjo që është kundërshtuar nga vendet e Europës Lindore.

Ne besojmë se angazhimet e Gazprom do të mundësojnë që gazi të rrjedhë lirshëm në Europën Qendrore dhe Lindore me çmime konkuruese”, citon Financial Times, Vestager.

Fërkimet lindën në vitin 2011 pas dyshimeve për sjellje antikonkuruese të kompanisë ruse në Bullgari, Republikën Çeke, Estoni, Letoni, Lituani, Poloni, Hungaro dhe Sllovaki. Reagimi më i ashpër vjen nga Polonia, kompania shtetërore e gazit të së cilës, PGNiG, ka deklaruar se angazhimet e ndërmarra së fundmi nuk zhbëjnë pasojat negative të provokuara nga sjellja e kompanisë ruse. Situata është juridikisht komplekse, por Gazprom zyrtarisht deklaron se do të angazhohet për kërkesat e BE-së, disa prej të cilave prekin edhe vendet e Ballkanit. Kështu kompania angazhohet të inkurajojë shitjen ndërkufitare duke hequr kufizimet kontraktuale në këtë drejtim, ndërlidhja mes Greqisë dhe Bullgarisë do të inkurajohet po ashtu. Hungaria, Polonia dhe Sllovakia do të kenë mundësi të furnizohen me gazin rus në Bullgari apo vendet balltike.

https://www.ft.com/content/575f8d2e-07f2-11e7-ac5a-903b21361b43

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.