Rroftë Lul Basha, kryeministri i Çadrës së Ilirit!

Postuar në 07 Mars, 2017 18:47
Ilir Mborja

Pas shtyrjes që Parlamenti i bëri dje afatit edhe me një javë tjetër për ngritjen e komisoneve të OMN-së, i bie që Vettingu të fillojë pas 18 Qershorit... Dmth, nëse zgjedhjet nuk shtyhen, por shkohet në to pa përfunduar Vettingu, kusarët që kanë vjedhur e vrarë mund të amnistohen të gjithë... "Çadra Anti-Vetting", falë edhe kulturës sonë mjerane të protestës, duket se po funksionon...

Vallja e "hajdutëve" nisi që mbrëmë sapo u dha ky lajm... Nuk na mbetet tjetër veç ta hedhim sëbashku vallen me ta dhe të lutemi që: Zoti i faltë vrasësist e Gërdecit dhe 21 Janarit, hajdutët e milionave, kusarët e bankave, vrasësit e bankierit, urdhëruesin e killërave: Bamit, Tonit, Stafukës!.. Rroftë Rilindja! Rroftë edhe Lul Basha, kryeministri i Çadrës së Ilirit! Ah, më falni se harrova! Shëndet e para Balilit!..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.