Censura ndaj lajmit shqip për “eshtërat e bluara të shqiptarëve e për asfaltin serb”

Postuar në 13 Mars, 2017 22:05
Gëzim Mekuli

Lajmi i publikuar ditë më parë nga gazetaria hulumtuese për një ish - snajperist serb, që kishte qenë pjesë aktive e ushtrisë serbe në Kosovë, dhe për të dhënat që dolën në sipërfaqe, si për shembull për “shtruarjen e asfaltit me eshtërat e civilëve shqiptarë”, dëshmoj dicka të shqetësueshme për gazetarinë tonë.

Është shqetësues fakti se si ky lajm nuk u publikua nga televizioni publik i Kosovës, RTK-ja. A është e mundur që shqiptarët e Kosovës të censurohen nga e drejta e tyre për informim? Tani në vëmendje dalin shumë dyshime por edhe shumë vërtetime: Lajmi i RTK-së është I KONTROLLUAR. Këtë e kam analizuar, thënë dhe trajtuar që nga dita e parë e themelimit të RTK-së. Atëherë kishte "mirëkuptim" sepse RTK-ja nuk ishte e pavarur në punën gazetareseke. Atëherë ishte UNMIK-u i cili ishte "zot shtëpie".

Por, sot, si të kuptohet censura e lajmit për “shtruarjen e asfaltit me eshtërat e civilëve shqiptarë” nga politikat serbe? Le që këtë lajm e përjashtoi dhe e censuroi RTK-ja, por ky lajm u cenzurua edhe nga mediat tjera të cilat vetëquhen se janë “të pavaruara”.

Përpos mediave të qeverisë, këtë lajm të tmershëm nuk e trajtoi asnjë parti politike, as opozita dhe as shoqëria civile. Përse ndodhë kjo?

Se këtë lajm nuk e ka komentuar qeveria e as njerezit e saj, kjo nuk është befasuese, por eshte befasuese heshtja e opozitës, është jo e pritshme heshtja e gazetarisë hulumtuese: Është e pabesueshme heshtja e Tiranës, e diplomacisë e universitetit.

Mediat e sëmura shqipe me shpejtësi drite përkthejnë lajmin serb, lancojnë lajmin e shpifur serb në hapsirën tonë publike. Këta vetëm për “raportin shpifës të Dick Martit” bënë kryelajme, kryetema, dhe ndikuan edhe në agjenden politike të Kosovës. Mediat, përkthyese të lajmit serb, lancuan gënjeshtrat serbe, përrallat serbe, por nuk e shohin të arsyeshme të lancojnë lajmin “e tmershëm”, që z. Zeka e solli për opinionin publik.

Burimi i këtijë lajmit dihet. Gazetari po ashtu njihet. Shifet në videoxhirim se intervistuesi serb ishte në një zyrë, diku në përëndim. Atmosfera ishte relaksuese. Nuk kishte shenja që gjatë intervistës së z. Zekës me ish snajperistin serb, përdorej dhuna psikologjike, verbale e as fizike. Pra lajmi përmbushë kriteriet e të qenurit lajm: Ai ka rëndësi të madhe për hapsirën në të cilën jetojmë. Ky lajm prekë shqiptarët si komb. Ky lajm është i afërt me shqiptarët. Ky lajm tregon se sa e paparë ishte politika e Millosheviqit. Ky lajm dëshmon se politikat serbe ndaj Kosovës dhe ndaj kombit shqiptar janë aq jo njerëzore e aq të egra.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja se përse ky lajm nuk publikohet nga RTK-ja dhe mediat e pushtetit. Ky lajm minon politikat mashtruese të qeverisë së Kosovës dhe prishë raportet me “serbët europian” ose me “mikun Vucic”, ndoshta.

RTK-ja dëshmon se eshte mashe e politikave të qeverisë se Kosovës. Edhe Habermas, filozofi dhe sociologu gjerman ka studiuar se si opinioni publik është duke u shëndërruar në një ”mashë të politikave dhe institucioneve elite”. Apo jo?

RTK-ja dhe censura e sajë, të përkujtojnë sistemin feuadal dhe Luigjin e XVI. Atje dhe atëherë, cdo vendim politik mirrej nga Luigji, sepse ky ”ishte njeri i zotit”. Nuk pytej dhe nuk dëgjohej fare mendimi i opinionit publik. Nuk kishte debate rreth vendimarrjeve politike. Dëgjohej lajmi i mbretit e nuk degjohej zëri i popullit ... Dhe ky episod ”feudal” është duke ndodhur sot, me opinioinin dhe hapesirën e mendimit të popullit shqiptar të Kosovës.

Informacioni e lajmi nga kjo ”elitë institucionale” shkon përmes mediave të sëmura dhe ato po lancohen në opinion.

Por, moslancimi i lajmit të “tmerrshëm” për gjenocidin serb ndaj shqiptareve, dëshmon se televizioni publik, RTK-ja, është ”dorë e zgjatur e parapolitikës”: P.sh. "lajmi për trenin rus", “lajmi për sulmin e shiptareve ndaj sërbve në veri të Kosovës”, “lajmi për rrezikun nga islamistë shqiptarë, e JO lajmi per “asfaltin e shtruar me eshtërat e shqiptarëve, tregon se në c’shkallë pavarësie të lajmit politik është gazetaria shqipe në përgjithësi.

”Pse ndodhë ky kontrollë mediatik?” Cfarë qëndron prapa këtyre gazetarëve politik? C’farë ndryshime do të sjellin këto lëvizje të kontrolluara sociologjike, filozofike, kulturore e mediatike tek populli shqiptar? Kjo është deilema! Për një shtet e për një komb të mirë politik, në Tiranë e Prishtinë, do të duhej më shumë kritikë për media në media. Është koha e fundit që gazetarët shqiptarë të zgjasin mandatin e tyre për kritikën dhe të jenë, gjithashtu, kritik ndaj gazetarëve tjerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.