680 mijë votues e përkrahin bllokimin e zgjedhjeve, por…

Postuar në 12 Mars, 2017 22:53
Eduard Zaloshnja

Gjatë javës që sapo u mbyll, zhvillova një sondazh kombëtar, të komisionuar nga revista Follow Business Albania (http://www.followbusinessalbania.com/index.php/fba-polls/ ). Sondazhi u përqendrua tek inisiativa e opozitës shqiptare për bllokimin e zgjedhjeve, në rast se kryeministri Rama nuk pranon kërkesën e saj për qeveri teknike. Kampioni përshiu 1000 të anketuar të rastësishëm në të gjithë Shqipërinë, dhe u ripeshua para llogaritjeve të rezultateve, në mënyrë që ta përfaqësonte sa më mirë elektoratin brenda vendit, si nga pikpamja politike, ashtu edhe demografike. Maskimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh ishte plus/minus 2.9%.

Nga sondazhi rezultoi se 31% e zgjedhësve me banim në Shqipëri e përkrahin bllokimin e zgjedhjeve nga opozita, në rast se nuk krijohet një qeveri teknike para zhvillimit të tyre (shihni grafikët). E përkthyer në numër zgjedhësish, kjo përqindje na tregon se një inisiativë e tillë e opozitës ka rreth 680 mijë përkrahës brenda vendit. (Për krahasim, partitë që janë sot në opozitë morën 660 mijë vota më 2013-ën dhe 620 mijë vota më 2015-ën).

Sidoqoftë, në lidhje me ekonominë, 68% e banorëve të Shqipërisë në moshë votimi (rreth 1 milion e 500 mijë) mendojnë se një bllokim i mundshëm i zgjedhjeve nga opozita do të kishte pasoja afatgjata për ekonominë shqiptare (shihni grafikët).

Drejtuesit e opozitës duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë opinion mbi pasojat ekonomike të një bllokimi të mundshëm të zgjedhjeve (mund të kenë zhvilluar edhe vetë sondazhe opinioni), por sidoqoftë, përderisa kanë përkrahjen e rreth 680 mijë votuesve, duken të vendosur t’i shkojnë deri në fund bllokimit të zgjedhjeve, në qoftë se Rama nuk e pranon krijimin e një qeverie teknike para zhvillimit të tyre.

Nga ana tjetër, ky i fundit duket i vendosur që të mos lëshojë pé, përderisa 60% e zgjedhësve janë kundër kërkesës së opozitës. Vërtet Rama bëri katër ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, por këto ndryshime nuk do të çojnë në një qeveri teknike – kabineti do të mbetet përsëri politik. Sidoqoftë, jo çdo gjë varet nga Rama…

Qeveria aktuale mbahet në këmbë falë edhe 20 votave që ka LSI-ja në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe në qoftë se situata percipiton keqazi, Meta mund të bëjë thirrje për të gjetur një zgjidhje që do të siguronte zhvillimin normal të zgjedhjeve. Përveç argumenteve institucionalë (bllokimi i vettingut, bllokimi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës), ai mund të sjellë edhe argumentin ekonomik të mësipërm (edhe Meta zhvillon sondazhe).

Por a do t’i bashkohet Meta një ditë kërkesës së opozitës për qeveri teknike? Kjo mbetet për t’u parë. Sidoqoftë, përpara se t’i bashkohet asaj kërkese (nëse i bashkohet), Metës do t’i duhet të sigurohet paraprakisht se bëhen 71 vota në Kuvend, për ta zëvendësuar Ramën me një kryeministër “teknik”.

Sepse Rama duket i vendosur që të rrijë në karrigen kryeministrore, për aq kohë sa nuk bëhen 71 vota në Kuvend kundër tij…

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Rama nuk leviz po nuk u bene 71 vota kunder tij, qe nuk behen, nga vete situata dhe realiteti por teorikisht edhe mund te behen! Prandaj ata qe perfaqesojne ate ngjyren e kuqe tek grafiku i sondazhit duhet mire ta mendojne qe te mos e ndajne aq shume voten mes anetareve te Rilindjes por kryesisht ta hedhin tek me i forti! Rilindja me siguri i kalon 90 deputete (kjo nuk ka asnje diskutim), ndoshta mbi shumicen kushtetuese 94, por e rendesishme eshte qe PS te kete te pakten 71 deputete! Me rezultat 94-71 per Rilindje-PS edhe pozita e Shqiperise ne rajon do ishte shume me e forte! Kapitujt per anetaresim ne BE do hapeshin njeri pas tjetrit dhe mbeshtetja per faktorin shqiptar do rritej! Nqs per ndonje arsye, ndodh nje fitore, jo e tipit 94-71, atehere mundesia per kriza do rritej! Shqiperia duhet te mbaje pergjegjesi edhe per shqiptaret ne rajon, nuk e ka luksin e krizave!

Submitted by Andreas (not verified) on

Artan, teoria "votoni te gjithe Ramen se do na shpetoje nga Saliu dhe do e çoje shqiperine ne europe", u provua per plot kater vite dhe falimentoi me sukses! Nuk falimentoi vetem ne nje drejtim, po ne 360 grade. Rama falimentoi me rendin, me arsimin, me shendetesine, me drejtesine, me infrastrukturen, me pronat, me te drejtat e njeriut, pra ne çdo aspekt ku mund te falimentohej, ai falimentoi. I mbetet vetem nje aspekt i vetem ku mund te lere gjurme per mire, po edhe aty po perpiqet prej kohesh te prenotoje falimentimin e radhes. Ky aspekti i fundit jane zgjedhjet e lira!

Submitted by Albi_I (not verified) on

Qenka gjalle ky lepiresi i Veliajt, anti-sistemsi Zalo? Thashe se ishte zhduk mbas planit urbanistik qe e dashuronte publike me 2345% mbeshtetje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.