Siguria, ministri i Brendshëm urdhëron instalimin e kamerave

Postuar në 10 Mars, 2017 16:30

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka bërë të ditur sot se ka firmosur një urdhër që rrjedh nga ligji “Për masat shtesë të sigurisë”, sipas të cilit detyrohen subjektet që të pajisen me kamera sigurie. 

“Subjektet që ushtrojnë aktivitetin e transportit publik të udhëtarëve, nxënësve, studentëve, autobusë, taksi, duhet të instalojnë në automjetet që shërbejnë për transportin e udhëtarëve sistem GPS; të instalojnë në ambientet e brendshme sistem me kamera të sigurisë. Ndërkohë që subjektet që ushtrojnë aktivitet gjatë natës, (si lokale nate, disko pub-e e kështu me radhë) detyrohen që të instalojnë kamera të sigurisë së lartë. Instalojnë sistem me kamera për leximin automatik të targave dhe ruajtjen e tyre, pajisin punonjësit e sigurisë në hyrjet e lokaleve të natës me detektorë. Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike, ku përveç punonjësve në hyrje duhet të kenë patjetër dhe një punonjës për çdo 40-50 konsumatorë apo për çdo 25 metra katrorë", tha ministri. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.