Kritika për prezantuesin e CNN. Konsumoi tru njeriu me pjesëtarët e një sekti hinduist

Postuar në 10 Mars, 2017 10:52

Reza Aslan, prezantues televiziv në CNN, por edhe autor librash, është vënë nën kritika të mëdha pasi konsumoi pjesë nga truri njerëzor gjatë filmimeve të një tribuje kanibalësh në Indi. Episodi ishte pjesë e serialit “Besimtari me Reza Aslan” dhe u shfaq të dielën dhe ka provokuar shumë reagime, sidomos nga hindutë në SHBA.

“Unë jam shumë i shqetësuar që CNN përdor forcën e vet dhe ndikimin për të shtuar keqkuptimet dhe frikën ndaj Hinduizmit”, citohet kongresmeni hinud, Tulsi Gabbard. Sipas tij, Aslan ka kërkuar sensacionin dhe një mënyrë absurde për të portretizuar Hinduizmin. Aslan ndodhje me pjesëtarë të sektit Aghori kur u ftua të hante tru të gatuar gjatë një rituali. Aghori jetojnë në Uttar Pradesh dhe ndjekin praktika të këtilla. Aslan madje piu edhe nga një kafkë njerëzore.

“Do të ta pres kokën nëse vazhdon të flasësh kaq shumë”, ia preu në një moment guruja, që më pas nisi të hante feçet e veta.

“Doni të dini se çfarë shije ka truri i një të vdekuri? Qymyri” shkroi Aslan në Facebook më vonë. Një episode mizor dhe një shfaqje e panevojshme.

http://en.protothema.gr/cnn-presenter-reza-aslan-sparks-backlash-after-e...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.